Lidhje

Senatorët, projektligj për të bllokuar nxjerrjen nga NATO nga çdo president amerikan


Senadores Marco Rubio y Tim Kaine del Subcomité para Asuntos del Hemisferio Occidental del Senado
Senadores Marco Rubio y Tim Kaine del Subcomité para Asuntos del Hemisferio Occidental del Senado

Senatorët demokratë dhe republikanë iu kthyen të mërkurën një përpjekje për të bllokuar çdo president amerikan që të largojë Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja, ndërsa udhëheqësit e aleancës merrnin pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vilnius, të Lituanisë.

Rezoluta e përbashkët, është një përpjekje e re nga Kongresi për të parandaluar tërheqjen e çdo presidenti amerikan nga aleanca pa miratimin e Senatit.

“Presidenti nuk do të pezullojë, denoncojë ose tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Atlantikut të Veriut, themeluar në Uashington, DC, më 4 prill 1949, pa miratimin e Senatit, me kusht që dy të tretat e senatorëve të pranishëm të pajtohen ose në përputhje me një Ligj të Kongresit", thuhet në projektligj.

Propozuesit kryesorë përfshijnë senatorin demokrat Tim Kaine, anëtar të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Shërbimet e Armatosura, dhe senatorin republikan Marco Rubio, nënkryetar i komisionit të inteligjencës.

Projektligji është paraqitur vazhdimisht në vitet e fundit, përfshirë edhe gjatë mandatit të ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili shprehu dëshirën që Shtetet e Bashkuara të largohen nga aleanca ushtarake.

Projektligji kërkon miratimin e gjithë senatit, por një ndihmës i senatorit Kaine vuri në dukje se masa u mbështet nga komisioni i marrëdhënieve me jashtë në fund të vitit të kaluar me mbështetje të fortë dypartiake. Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s, projektligji pritet të marrë një mbështetje më të fortë se kurrë.

Presidenti aktual, demokrati Joe Biden, ka qenë mbështetës i fortë i NATO-s, duke mbështetur zgjerimin e saj dhe duke punuar me anëtarët e tjerë, veçanërisht në përgjigjen ndaj pushtimit rus të Ukrainë.

XS
SM
MD
LG