Lidhje

500 ditë luftime në Ukrainë


Në ditën e 500 të luftës ndaj Rusisë, Presidenti Volodymyr Zelenskyy përshëndeti ushtarët e Ukrainës përmes një videoje nga ishulli i Gjarprit në Detin e Zi, që u bë simbol i rezistencës ukrainase përballë agresionit rus.

Zoti Zelenskyy nderoi ushtarët që luftuan për mbrojtjen e ishullit dhe të gjitë ata që kanë luftuar për atdheun duke thënë se rimarrja e kontrollit të ishullit përfaqëson një dëshmi të fortë se trupat ukrainase do ta çlirojnë të gjithë e vendit.

“Dua të falenderoj nga këtu, në këtë vend të fitores, çdo ushtar, për këto 500 ditë. Faleminderit çdokujt që lufton për Ukrainën”, tha zoti Zelensky në videon e cila nuk është e qartë se kur është regjistruar.

Të shtunën presidenti Zelenskyy ndodhej në Turqi.

Në 24 shkurt të vitit të shkuar, dita kur Moska nisi agresionin ndaj Ukrainës, forcat ruse morën kontrollin e ishulli të vogël, me gjasë, me shpresën se do ta përdornin atë si bazë për operacionet sulmuese ndaj Odesës, qyteti port më i madh i Ukrainës.

Ishulli u bë simbol i rezistencës pasi trupat ukrainase refuzuan thirrjen e një luftanije ruse që u kërkoi atyre të dorëzoheshin ose do të bombaroheshin.

Forcat ukrainase ndërmorën sulme të ashpra ndaj garnizonit rus në këtë ishull, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqeshin më 30 qershor të vitit të shkuar.

Tërheqja e tyre uli rrezikun për sulme ruse në qytetin port të Odesës dhe shtroi udhën për një marrëveshje për rifillimin e eksporteve të drithit ukrainas.

“Ne do të fitojmë”, tha Presidenti Zelenksyy.

Ndërkohë, ministria britanike e mbrojtjes tha në raportin e saj të fundit mbi luftën në Ukrainë se në qytetin e Bakhmutit, nën kontrollin e trupave ruse që prej muajit maj, gjatë javës së fundit janë zhvilluar luftime të ashpra.

Sipas ministrsë, forcat ukrainase kanë shënuar përparime të qëndrueshme në veri dhe jug të Bakhmutit, duke vënë në dukje se trupat ruse janë demoralizuar dhe po hasin vështirësi të madhe për të zbuluar dhe për të kryer sulme mbi artilerinë ukrainase.

XS
SM
MD
LG