Dhjetë avionë të forcave ajrore kineze kaluan vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.
Ngushtica konsiderohet përgjithësisht si kufiri jozyrtar midis Tajvanit dhe Kinës. Ministria tha gjithashtu se katër anije kineze kryen patrulla luftarake të dielën.
Tajvani vuri në gatishmëri avionët dhe anijet e veta në përgjigje të lëvizjeve të Kinës. Incidenti shënon herën e dytë në më pak se një javë që Kina intensifikon aktivitetet ushtarake rreth Tajvanit.
Të enjten, Tajvani njoftoi se 37 avionë ushtarakë kinezë kishin fluturuar në zonën e mbrojtjes ajrore të Kinës. Tajvani ka një qeverisje demokratike, por Kina e konsideron atë territor kinez.