Lidhje

Sirena alarmi në Seul; Koreja e Veriut lëshon pa sukses satelitin spiun


Corea del Norte fracasó en un intento de poner en órbita un satélite espía
Corea del Norte fracasó en un intento de poner en órbita un satélite espía

Koreja e Veriut provoi të mërkurën të lëshojë satelitin e saj të parë spiun ushtarak. Përpjekja dështoi, me raketën që u rrëzua në oqean - por jo përpara se të shkaktonte alarm për banorët e Seulit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo njofton nga kryeqyteti i Koresë së Jugut.

Sirena alarmi në Seul; Koreja e Veriut lëshon pa sukses satelitin spiun
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00

Sirenat e sulmit ajror ranë në rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Përpara se shumë banorë në Seul të ngriheshin nga shtrati, altoparlantët i paralajmëruan ata që të përgatiteshin për t'u strehuar.

Banorët morën gjithashtu sinjalizime në celularët e tyre, së bashku me një mesazh që thoshte t’u jepnin përparësi të moshuarve dhe të rinjve. E gjithë kjo është shumë e pazakontë, pasi lëshimet e raketave të Koresë së Veriut praktikisht nuk shkaktojnë alarm në Jug.

Paralajmërimet u nxitën nga lëshimi I një sateliti nga Koreja e Veriut, i cili u drejtua në jug, përpara se të binte në det.

Zyrtarët e Seulit thanë se paralajmërimet ishin dërguar gabimisht, por e mbrojtën qasjen e tyre si "më mirë të sigurt se sa të dështuar".

"Ky mesazh emergjence mund të jetë reagim i tepruar i një zyrtari të rangut të ulët të sigurisë, por nuk ishte gabim. Parimi ynë është të përgjigjemi në një mënyrë që mund të shihet si e tepruar, por nuk mund të ketë kompromis për sigurinë", tha kryetari i bashkisë së Seulit Oh Se-hoon.

Koreja e Veriut tha se sateliti kishte për qëllim të monitoronte lëvizjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Por raketa që mbante satelitin u rrëzua në oqean dhe u gjet të paktën pjesërisht nga ushtria e Koresë së Jugut.

“Duket se regjimi i Koresë së Veriut është përballur me vështirësi të shumta të papritura teknike. Nuk është e lehtë për asnjë vend, madje edhe për ekonomitë më të përparuara me teknologji moderne shumë të sofistikuar”, thotë Bong Young-shik, profesor në Universitetin ‘Yonse’.

Koreja e Veriut e pranoi dështimin e satelitit dhe tha se do të kryente një tjetër lëshim sa më shpejt të jetë e mundur.

XS
SM
MD
LG