Presidenja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha gjatë punimeve të Konferencën për Siguri Globale “Globesec”, që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të arrijnë pavarësinë energjitike nga Rusia dhe një përafrim më të ngushtë për të përshpejtuar anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian.
Duke folur në ditën e tretë dhe të fundit të Konferencës Vjetore të Sigurisë, në Bratislavë, Presidentja e Komisionit Europian tha se Ballkani Perëndimor ka mundësi të mëdha për furnizimet me energji, që të mos jetë e varur nga lëndët djegëse jo të ripërtëritshme ruse, mirëpo për këtë rajoni duhet të rrisë efektivitetin energjitik dhe të zgjerojë llojshmërinë e burimeve energjitike.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka mundësi të mëdha për furnizimet me energji, që të mos jetë e varur nga lëndët djegëse ruse. Për këtë duhet që të rrisi efektivitetin energjitik dhe të zgjerojë llojshmërinë e burimeve energjitike me ata partnerë që janë në të njëjtën linjë mendimi. Për t’i arritur këto, natyrisht, ka nevojë për më shumë investime dhe për zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Ballkani Perëndimor mund të arrijë pavarësinë energjitike nga Rusia dhe një përafrim më të të ngushtë për të përshpejtuar anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Zonja Von Der Leyen shprehu gatishmërinë e Bashkimit Europian për shtimin e fondeve në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit për anëtarësimin e tyre në union. Ajo tha se rajoni ka nevojë urgjente për investime dhe njoftoi një plan zhvillimi për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas saj, do të bëjë të mundur, që qytetarët e këtyre vendeve të gëzojnë që sot disa nga përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
"Këto investime do të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe do të zbusin rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për këtë arye duhet të shtojmë fondet dedikuar Ballkanit Perëndimor. Mendoj se ky plan me 4 pika është oferta e duhur për Ballkanin Perëndimor dhe në momentin e duhur, në këto kohë të trazuara”, theksoi Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Zonja Von Der Leyen foli gjithashtu edhe për nevojën emergjentë për të forcuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën duke njoftuar se është propozuar një Akt i ri për Prodhimin e Municioneve.
"Ukraina do të dalë më e fortë nga kjo luftë. Gjithnjë e më shumë njerëz po valëvisin flamuj evropianë në Moldavi dhe Gjeorgji, ku dëshira për një vend në Bashkimin Evropian po shtohet me vendosmëri. Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian po afrohen gjithnjë e më shumë. Ky momend duhet shrfrytëzuar për të krijuar një Evropë më të bashkuar", tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Komisioni Europian ka njoftuar një plan prej më shumë se 500 milionë eurosh për të ndihmuar kompanitë europiane të prodhimit të armëve që të përmirësojnë teknologjinë e tyre, të hapin linja prodhimi dhe të trajnojnë personelin.