Lidhje

Rusia sulmon Kievin me dronë, të paktën një i vrarë


FILE PHOTO: An explosion of a drone is seen in the sky over the city during a Russian drone strike in Kyiv
FILE PHOTO: An explosion of a drone is seen in the sky over the city during a Russian drone strike in Kyiv

Rusia kreu një valë sulmesh ajrore në kryeqytetin ukrainas gjatë natës, ndërsa autoritetet po përgatiten për të shënuar Ditën e Kievit, ditën e themelimit të tij, të dielën.

Zyrtarët në Kiev thanë se ky ishte sulmi më i madh i Rusisë me dronë ndaj qytetit që nga fillimi i luftës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 52 nga 54 dronët e prodhuar nga Irani.

Një 41-vjeçar u vra nga rënia e copave të një ndërtese tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Ai tha se një ndërtesë tre katëshe magazinimi u godit nga sulmet ruse.

Me afrimin e një kundërofensive të paralajmëruar nga Ukraina, 15 muaj pas fillimit të luftës, Moska ka intensifikuar sulmet ajrore pas një qetësie gati dy mujore, duke vënë në shënjestër kryesisht bazat ushtarake dhe linjat e furnizimit.

Dita e Kievit është një festë që shënon themelimin zyrtar të qytetit 1541 vjet më parë. Zakonisht në këtë ditë mbahen panaire në rrugët e qytetit, koncerte të drejtpërdrejta dhe ekspozita të veçanta, por këtë vit ishin bërë plane për festime të një shkalle më të vogël.

Në një video-fjalim të shtunën në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sanksione të reja ndaj 220 kompanive dhe 51 personave për lidhjet e tyre me Rusinë.

“Këto janë kompani ushtarake të lidhura me kompanitë ruse, të cilat i shërbejnë luftës. Ndërsa personat e prekur nga sanksionet janë menaxherë të këtyre kompanive. Jo të gjithë operojnë në territorin e shtetit terrorist, disa prej tyre operojnë në vende të tjera. Por, të gjitha do të ndeshen me presionin global”, tha presidenti Zelensky.

Zoti Zelensky gjithashtu falënderoi Japoninë, Gjermaninë, Finlandën, Kanadanë dhe Islandën për sanksionet që kanë vendosur ndaj Rusisë dhe për ndihmën ushtarake që ato i kanë dhënë Ukrainës.

XS
SM
MD
LG