Lidhje

Sekretari Blinken takohet me kryeministrin maqedonas Kovaçevski në Uashington


Blinken Kovacevski
Blinken Kovacevski

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë një takimi të hënën në Uashington me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformimit në Ballkan.

“Ne do të vazhdojmë të flasim edhe për punën që duhet bërë për sigurinë energjetike dhe luftimin e dezinformimit, një çështje gjithnjë e më e rëndësishme”, tha zoti Blinken.

Sekretari amerikan gjithashtu falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën e dhënë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për rolin udhëheqës të Shkupit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Takimi Blinken-Kovaçevski
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe partneritetit strategjikë mes Shkupit dhe Uashingtonit.

Falë partneritetit tonë strategjik, Maqedonia e Veriut ka qenë në gjendje të marrë vendime të vështira, por të mira në dekadën e fundit. Këto vendime dhe ky vizion e solli vendin në NATO, mundësoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrjen e rolit udhëheqës në OSBE gjatë njërit prej viteve më të vështira në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha kryeministri Kovaçevski.

Zoti Blinken gjithashtu shprehu mbështetjen amerikane për përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut ka pritur për një periudhë të gjatë në rrugën e integrimit evropian. Statusin e vendit kanidat ajo e mori në dhjetor të vitit 2005, para Kroacisë, e cila tani është anëtare e BE-së. Por përplasjet e brendshme politike dhe mosmarrëveshjet me fqinjët e kanë zvarritur procesin e saj të anëtarësimit në BE.

Maqedonia e Veriut është gjithashtu anëtare e Kartës së Adriatikut, e themeluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, anëtare të së cilës janë edhe Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi. Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë statusin e vendeve vëzhguese në këtë organizatë, e cila ka një partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG