Grupi mercenar Wagner njoftoi të premten planet për t’u tërhequr nga qyteti ukrainas i Bakhmutit, por Kievi tha se trupat po forconin pozicionet e tyre për ta vënë atë nën kontroll përpara 9 majit, dita kur Rusia feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Udhëheqësi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin publikoi të premten një video ku fajësonte drejtuesit kryesor të mbrojtjes ruse për humbjet ndër radhët e mercenarëve të tij duke u ankuar për mungesë të furnizimit me municione.
Ndërkohë, shkrimtari rus Zakhar Prilepin, një mbështetës i forti i asaj që Rusia e cilëson operacion ushtarak në Ukrainë, u plagos si pasojë e shpërthimit të makinës me të cilën udhëtonte, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass. Moska fajësoi menjëherë Ukrainën dhe Perëndimin për sulmin.
Si pasojë e shpërthimit mbeti i vrarë shoferi i tij.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë reaguar për ngjarjen.