Lidhje

 
SHBA paketë të re ndihme prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën

SHBA paketë të re ndihme prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën


Zyrtarë ukrainas njoftuan se Rusia goditi me raketa dhe dronë Kievin dhe Odesan në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas tyre, trupat ruse sulmuan Kievin duke përdorur armatime dhe raketa të llojit “Shahed”, por të gjithë dronët u shkatërruan.

Komanda ushtarake në jug të Ukrainës tha se 12 nga 15 dronët që u lëshuan në Odesa janë shkatërruar. Tre prej tyre goditën një kampus universitar, por nuk pati viktima.

Kremlini pretendoi të mërkurën se Ukraina lëshoi dy dronë në rezidencën e Presidentit Vladimir Putin, të cilët u asgjënsuan nga mbrojtja elektronike e Kremlinit.

Zyrtarët ukrainas thanë se qeveria e Kievit nuk kishte të bënte me asnjë sulm me dron ndaj Kremlinit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan dje një paketë të re ndihmash prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën. Ndihmat përfshijë sasi më të mëdha me armatime për artilerinë dhe raketa për Sistemin e Artilerisë “HIMARS”, në prag të një ofensive të pritshme nga Ukraina.

XS
SM
MD
LG