Lidhje

Shqipëri, mungesa të shumta në standartet e sigurisë dhe kushteve të punës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Në Shqipëri, pasiguria në punë është një nga shqetësimet kryesore. 31 punëtorë humbën jetën në vendin e punës gjatë vitit të kaluar.

Standartet e sigurisë dhe kushteve të punës, me mungesa të shumta në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00

Ekspertët vërejnë që, në shumicën e rasteve, punëtorëve nuk iu sigurohen kushte pune me standarte, si edhe nuk paguhen për orët shtesë të punës. Infomaliteti në punë është dyfishuar, dhe mbetet po ashtu një problem kryesor.

Vëzhguesit vërejnë se gjatë vitit 2022 u gjetën pa kontrata pune dy herë më shumë punëtorë se sa një vit më parë.

Studiues të çështjeve mbi të drejtat e punës dhe të punëtorëve pohuan sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve se trajtimi i punëtorëve shqiptarë lë shumë për të dëshiruar si në sektorin privat edhe në atë publik.

Studiuesit vërejnë se, krahas pagave të ulëta, një nga shkaqet kryesore të emigrimit të punëtorëve shqiptarë jashtë vendit është mungesa e standartave minimale në kushtet e punës dhe as trajtim dinjitoz me pagesa.

Mungesa e standarteve të sigurisë rrezikon jetën e shumë punëtorëve në kantieret më të vështira.

“Siguria në punë është pjesë e një kontrate kolektive të punonjësve. Firma duhet t’u garantojë një shkallë sigurie, që lidhet me shëndetin e punëtorëve. Të dhënat statistikore tregojnë që në shumë raste ndodhin humbje të jetës së punëtorëve. Kjo tregon se kompanitë ende nuk kanë krijuar kushtet e sigurisë së jetës së punëtorëve në vendin e punës. Paga e pamjaftueshme është temë e rëndësishme, por së pari është garantimi i jetës”, thotë zonja Enkeleda Olldashi, pedagoge e Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës.

Vitin e kaluar 31 punëtorë humbën jetën në vendin e punës, më shumë se 2 çdo muaj dhe 10 nga këta i përkasin sektorit të ndërtimit, pjesa tjetër minierave dhe sektorëve të tjerë, pa përmendur aksidentet e shumta në punë pa humbje jete, por me dëmtime të gjymtyrëve.

“Ka shumë aksidente dhe vdekje në punë janë të tepërta. Të gjithë duhet të punojnë që kjo situatë të ndryshojë. Është e papranueshme që megjithë bisedat për procesin e integrimit, ne jemi në një situatë që ndodhin aq shumë aksidente në vendin e punës. Ne kemi përvoja edhe në të kaluarën që aksidentet në punë janë ulur edhe deri në 18”, thotë Edison Hoxha, drejtues i Qenfrës për të Drejta në Punë.

Informaliteti në punë është dyfishuar vitin e fundit, sipas statistikave zyrtare. Inspektorët kanë gjetur pa kontara pune në vitin 2022 dy herë më shumë punëtorë se sa një vit më parë.

Një pjesë e konsiderueshme e punëtorëve nuk marrin ende as pagën minimale, pa përmendur raportin e saj me minimumin jetik, pohonë ekspertët.

Atyre nuk u paguhen orët shtesë në punë, në të tre turnet dhe në fundjavë, nuk u paguhen ditët e festave zyrtare, nuk u paguhen sigurime shoqërore dhe shëndetësore, nuk u paguhen lraportet mjekësore, nuk u paguhen as 7-10 ditë leje vjetore, kur në fakt duhet të marrin 28 ditë pushimi të paguara.

Vëzhguesit theksojnë se është gjerësisht e paërhapur edhe puna gri, ose pagesa jashtë kanaleve bankare, po ashtu edhe vonesa e pagave, që nuk ndahen në afatet e përcaktuara.

Shqipëri, mungesa të shunta në standartet e sigurisë dhe kushteve të punës

XS
SM
MD
LG