Lidhje

Jeruzalem, Kevin McCarthy takohet me kryetarin e Parlamentit të Izraelit


McCarthy meets with Ohana
McCarthy meets with Ohana

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, u takua me kryetarin e Parlamentit izraelit, Amir Ohana, në Jeruzalem të dielën.

“Asnjëri nga vendet tona nuk është i përkryer, por ne duhet përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie më të përkryer dhe unë mendoj se ju keni angazhimin tonë dypartiak për ta mbajtur Izraelin sa më afër Amerikës”, tha ai gjatë bisedimeve me zotin Ohana.

Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Amir Ohana, falënderoi zotin McCarthy për mbështetjen e tij për Izraelin.

“Ju keni qenë gjithmonë një mbështetës i forcimit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Izraelin. Mendoj se vizita jote këtu, me rastin e 75 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë dhe 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit e dëshmon pikërisht këtë”, tha zoti Ohana.

Zoti McCarthy do të mbajë një fjalim në Parlamentin izraelit të hënën, duke u bërë Kryetari i dytë i Dhomës së Përfaqësuesve që bën një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG