Pesë persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, mbetën të vrarë nga sulmi me armë në një shtëpi në Klivelend, në shtetin e Teksasit, njoftoi rrjeti ABC News të shtunën, duke cituar policinë dhe autoritetet lokale.
Të shtënat ndodhën të premten vonë dhe policia është ende në në kërkim të autorit të dyshuar.
Autoritetet policore thanë se kishin marrë një telefonatë nga Klivëlendi për sulmin, por kur arritën në vendngjarje gjetën trupat e viktimave.
I dyshuari kryesor është një shtetat meksikan, i cili ishte i dehur dhe i armatosur.
Policia nuk bëri të ditur identitetin e viktimave apo lidhjen e tyre të mundshme me të dyshuarin, por tha se ata ishin të gjithë nga Hondurasi.
Sipas autoriteteve, katër persona u gjetën të pajetë në vendngjarje ndërsa një i pestë u deklarua i vdekur pasi u dërgua në spital.