Lidhje

Greqi, zgjedhje të parakohshme në 21 maj


Kryeministri grek Mitsotakis duke marrë dekretin për zgjedhjet nga Presidentja Sakellaropoulou (22 prill 2023)
Kryeministri grek Mitsotakis duke marrë dekretin për zgjedhjet nga Presidentja Sakellaropoulou (22 prill 2023)

Presidentja e Greqisë miratoi kërkesën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 21 maj. Mandati i qeverisë së zotit Mitsotakis pritej të përfundonte zyrtarisht në muajin korrik.

Parlamenti pritet të shpërndahet në 23 prill.

Zgjedhjet vijnë pas tronditjes që shkaktoi në vend përplasja e dy trenave që la pas dhjetra viktima.

Kryeministri grek u takua me presidenten ditën e sotme dhe dorëzoi zyrtarisht aktin që propozonte shpërndarjen e parlamentit.

Kryeministri grek duke u larguar nga takimi me presidenten e vendit (22 prill 2023)
Kryeministri grek duke u larguar nga takimi me presidenten e vendit (22 prill 2023)

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou tha se shpresonte që procesi parazgjedhor të ishte i qetë dhe i frytshëm.

Sondazhet e deritanishme tregojnë se as partia Demokracia e Re e zotit Mitsotakis dhe as partia opozitare Syriza nuk pritet të marrin votat e mjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare.

XS
SM
MD
LG