Eksperti i çështjeve të Turqisë Erdoan Shipoli thotë se Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan rrezikon t’i humbasë zgjedhjet e 14 janarit, por pikëpyetja më e madhe sipas tij, do të jetë nëse ai, do të njohë apo jo rezultatin e tyre. Eksperti sjell si shembull rastin e zgjedhjeve më të fundit në Stamboll, të cilat zoti Erdogan nuk i pranoi. Pas ripërsëritjes partia e tij, i humbi sërisht ato.
Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zoti Shipoli flet mbi prirjet autoritare të politikanit turk që ka qendruar 20 vite në pushtet, duke përdor populizimin, si kundër Perëndimit ashtu edhe ndaj kundërshtarëve të tij të brendshëm, si e vetja formë që i siguronte atij vota.
Zoti Shipoli i ka pasqyruar këto prirje edhe në një libër të publikuar së fundmi, që shqyrton mënyrën e qeverisjes së zotit Erdogan, qasjen autoritare të tij, si dhe goditjen e opozitës së brendshme.
Lidhur me ndikimin e Ankarasë në rajonin e Ballkanit, zoti Shipoli thotë se Presidenti Erdogan e sheh këtë rajon si vegël, për ta përdorur kundër Perëndimit me synimin për të arritur qëllimet e tij. Ai shton se ka mjaft të panjohura në lidhjet e tij me udhëheqësit e rajonit, të panjohura që ai i krahason me të ashtuqujaturën “Kutia Pandorës”.
Vetëm një fitore e opozitës në Turqi thotë ai, do të nxirrte në dritë ata çka realisht fshihet pas këtyre lidhjeve. Me zotin Erdoan Shipoli, analist i çështjeve të Turqisë si dhe studiues i jashtëm në universitetin 'Georgetown' në Uashington bisedoi gazetarja Menada Zaimi.