Lidhje

Ukrainë, 7 të vrarë nga sulmi ajror rus në qytetin Sloviansk


Të paktën pesë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën të premten nga një sulm ajror rus mbi qytetin Sloviansk në lindje të Ukrainës. Sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës, raketat ruse S-300 goditën 10 ndërtesa banimi dhe objektiva të tjera. Dy katet e siperme të një ndërtese pesëkatëshe u shembën pas sulmit.

This image contains sensitive content which some people may find offensive or disturbing.
Emergency workers and volunteers pull a child from an apartment building damaged by a Russian military strike during Russia's attack on Ukraine in Sloviansk, Donetsk region, Ukraine, April 14, 2023.
Emergency workers and volunteers pull a child from an apartment building damaged by a Russian military strike during Russia's attack on Ukraine in Sloviansk, Donetsk region, Ukraine, April 14, 2023.
This image contains sensitive content which some people may find offensive or disturbing - Click to reveal
Emergency workers and volunteers pull a child from an apartment building damaged by a Russian military strike during Russia's attack on Ukraine in Sloviansk, Donetsk region, Ukraine, April 14, 2023.

Një fëmijë i mitur u nxor i gjallë nga rrënojat, por vdiq rrugës për në spital, tha Daria Zarivna, një zyrtare e lartë në zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha gjithashtu se shtatë persona besohej se ishin bllokuar nën rrënoja.

“Shteti mëkatar demonstron edhe një herë shpirtin e tij”, shprehej zoti Zelenskyy në një postim të shoqëruar me pamjet e një ndërtese të dëmtuar. “Duke vrarë njerëz në mes të ditës. Duke shkatërruar gjithçka që ka jetë”.

Rusia shton përpjekjet në Bakhmut

Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa pjesë të qytetit Bakhmut pasi forcat ruse ndërmorën një sulm të ri në qytetin e shkatërruar nga lufta.

Në vlerësimin e saj të përditshëm, ushtria britanike tha të premten se, “Rusia ka ringjallur sulmin e saj në qytetin Bakhmut të rajonit Donetsk pasi forcat e ushtrisë ruse dhe Grupi Wagner kanë përmirësuar bashkëpunimin”.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka tërhequr trupat nga zona të tjera në front për të krijuar premisat e një sulmi të madh në qytetin Bakhmut,

të cilin Moska është përpjekur për nëntë muaj që ta marrë, për të rifituar vrullin e fillimit të agresionit në shkallë të gjerë më shumë se një vit më parë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar, tha se komandantët rusë i kishin sjellë trupat në Bakhmut nga zona të tjera. “Armiku po përdor atje njësitë e tij më profesionale dhe po shfrytëzon në mënyrë të konsiderueshme artilerinë dhe mjetet ajrore”, shkroi ajo në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Çdo ditë, armiku kryen në Bakhmut 40 deri në 50 operacione dhe 500 goditje me artileri," vuri në dukje ajo.

This image contains sensitive content which some people may find offensive or disturbing.
An injured elderly man talks on a mobile phone after he was rescued by emergency workers from a partially destroyed residential building following a shelling in Sloviansk, on April 14, 2023, during the Russian invasion of Ukraine.
An injured elderly man talks on a mobile phone after he was rescued by emergency workers from a partially destroyed residential building following a shelling in Sloviansk, on April 14, 2023, during the Russian invasion of Ukraine.
This image contains sensitive content which some people may find offensive or disturbing - Click to reveal
An injured elderly man talks on a mobile phone after he was rescued by emergency workers from a partially destroyed residential building following a shelling in Sloviansk, on April 14, 2023, during the Russian invasion of Ukraine.

Njoftimet nga ushtria britanike thonë se ukrainasit ende kontrollojnë pjesët perëndimore të qytetit por dy ditë më parë ishin sulmuar ashpër nga zjarri i artilerisë ruse.

XS
SM
MD
LG