Lidhje

Një njësi e posaçme ukrainase mbledh kufomat e ushtarëve të vrarë rusë


Members of a Ukrainian Civil-Military Cooperation team load the remains of a Russian soldier into a railroad car in the village of Synykha, in Ukraine's Kharkiv region, April 8, 2023, amid Russia's invasion of its neighbor.
Members of a Ukrainian Civil-Military Cooperation team load the remains of a Russian soldier into a railroad car in the village of Synykha, in Ukraine's Kharkiv region, April 8, 2023, amid Russia's invasion of its neighbor.

Eshtrat e një ushtari armik të dekompozuar, ende me uniformën e tij të gjelbër dhe çizmet e zeza, qëndruan për muaj të tërë në periferi të një fshati në verilindje të Ukrainës, por një njësi speciale ukrainase i mblodhi ato.

Kufomat mund të mbeten të pazbuluara nën rrënoja ose në zonat rurale, ndërsa luftimet janë intensifikuar dhe zyrtarët ukrainas thonë se rusët shpesh nuk i mbledhin trupat e ushtarëve të tyre të rënë.

Mbledhja e trupave, për arsye të mbrojtjes së shëndetit publik dhe për shkëmbime të mundshme në të ardhmen me forcat ruse, është një detyrë e përbashkët e autoriteteve dhe vullnetarëve ukrainas.

Në fshatin Synykha në rajonin e Kharkivit, mbetjet skeletore të ushtarit të vdekur ndodheshin në një fushë, ku u zbuluan së fundmi nga një 10 vjeçar që po kujdesej për bagëtinë.

Pasi familja e djalit raportoi tek zyrtarët gjetjen e mbetjeve, një ekip vullnetarësh ukrainas mbërriti në fshat për të marrë kufomën në prani të gazetarëve.

Një nga gazetarët e pyeti djalin 10 vjeçar nëse u frikësua kur gjeti trupin.

"Jo", tha ai. "Pse do të duhej të ishim të frikësuar?"

Dokumentet e dëmtuara nga uji, të gjetura në uniformën e ushtarit të vdekur, ishin nga Republika Popullore e Luhanskut, në Ukrainën lindore, e mbështetur nga Moska. Ato i përkisnin një burri 48-vjeçar.

Members of a Ukrainian Civil-Military Cooperation team carry the remains of a Russian soldier in the village of Synykha, in Ukraine's Kharkiv region, April 8, 2023.
Members of a Ukrainian Civil-Military Cooperation team carry the remains of a Russian soldier in the village of Synykha, in Ukraine's Kharkiv region, April 8, 2023.

Nuk u bë e mundur menjëherë të konfirmohej identiteti i kufomës, i cili do t'i nënshtrohet ekzaminimit nga autoritetet ukrainase. Yuryst është anëtar i një njësie vullnetare të quajtur “J9”, e cila merret me kërkimin e trupave të ushtarëve të vrarë të armikut, që më pas mund të kthehen në Rusi si pjesë e një shkëmbimi me Moskën.

Trupi, tha vullnetari Yuryst, është lënë i shtrirë në tokë që nga shtatori i vitit 2022, kur forcat ukrainase zmbrapsën trupat ruse nga rajoni i Kharkivit.

Ai mund të ketë hedhur veten në erë ose mund të ketë shkelur eksplozivët.

Me doreza, por pa maska, Yuryst dhe një anëtar tjetër i njësisë së tij morën mbetjet dhe i vendosën në dy thasë përpara se t'i çonin në qytetin e Kharkivit për t'i ruajtur ato në vagon frigorifer të një treni.

Në kuadër të procesit të identifikimit, viktimës do t’i merren mostrat e ADN-së.

Zoti Yuryst gjithashtu vuri në dukje se të dhënat dentare të burrit do të jenë të dobishme, duke shtuar se: "Kjo është hera e parë që kam parë dhëmbë kaq të përsosur."

Vullnetari Yuryst tha se ai ka zbuluar më shumë se 400 trupa në qytetin e Kharkivit dhe zonën përreth tij.

Ai thotë se puna e tij është e rëndësishme. Ai dhe anëtarët tjerë të grupit po krijojnë një listë të kufomave për shkëmbimet e ardhshme me Moskën dhe po mbledhin prova për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Mbledhja e trupave të personave të vdekur ndihmon edhe në uljen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve.

"Këta janë tre faktorët që e bëjnë punën time të rëndësishme", thotë ai.

XS
SM
MD
LG