Lidhje

Protestuesit në Francë bllokojnë hyrjen e monumentit historik


Francezët vazhdojnë të kundërshtojnë planet e Presidentit Emmanuel Macron për të ndryshuar moshën e daljes në pension, nga 62 në 64.

Sot, një grup protestuesish bllokuan hyrjen e një prej monumenteve më të njohura në Francë, “Mont-Saint-Michel”.

Protestuesit në Francë bllokojnë hyrjen e monumentit historik
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Një ditë më parë policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm rrugëve të Parisit dhe disa qyteteve të tjera.

Më shumë se 200 protestues me mbishkrimet “Demokracia kundër Macronit” dhe pankarta me karikatura të presidentit francez, bllokuan sot rrugën drejt ishullit ku ndodhet manastiri i njohur “Mont-Saint-Michel” në rajonin e Normandisë, një monument i rëndësishëm i Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s.

I njohur si “qyteti i librave”, ky është një nga monumentet me numrin më të madh të vizitorëve të huaj në Francë, që çdo vit tërheq mbi dy milionë turistë.

Protestuarit kërkojnë nga presidenti Emmanuel Macron të heqë dorë nga nga reforma që rrit moshën e përgjithshme të daljes në pension, nga 62 në 64 vjeç.

"Unë nuk jam rebele. Jam infermiere, më pëlqen puna ime, por nuk dua të punoj deri në moshën 64 vjeçare. Janë miliona njerëz që e thonë këtë. thotë një protestuese 58 vjeçare.

“Sidomos ne që kemi punë të vështira, nuk duam të punojmë deri në moshën 64 vjeçare. Do të jemi aq të lodhur, sa nuk do të mund të shijojmë pensionin shëndoshë e mire”, thotë një elektricist 46 vjeçar.

Dështimet e bisedimeve të kësaj jave midis udhëheqësve të sindikatës dhe qeverisë u pasuan me protesta gjithandej Francës, në të cilat sipas Ministrisë së Brendshme morën pjesë rreth 570 mijë njerëz.

Policia përdori gaz lotsjellës kundër një grupi të protestuesve të dhunshëm, rrugëve të Parisit dhe disa qytete të tjera.

Një restorant i njohur parisien që frekuentohej nga Presidenti Macron gjatë zgjedhjeve të vititi 2017, kur ai fitoi mandatin e tij të parë, u dëmtua nga protestuesit. Të paktën 20 persona u arresuan nga policia.

Qeveria thotë se reforma është e domosdoshme për qëndrueshmërinë financiare të sistemit të pensioneve në vitet e ardhshme, ndërsa popullsia e Francës plaket.

Sindikatat thonë se ka opsione të tjera, si për shembull ngritja e detyrimeve financiare ndaj sistemit të pensioneve për kompanitë dhe të pasurit.

Më 14 prill, Këshilli Kushtetues jep vlerësimin e tij mbi projektligjin e pensioneve. Ekpertët kushtetues nuk presin rrëzimin e tij. Qeveria shpreson që bashkë me vendimit të bjerë dhe intensiteti i protestave.

XS
SM
MD
LG