Presidenti Joe Biden i kërkoi të premten Rusisë të lirojë gazetarin e ‘Wall Street Journal’, Evan Gershkovich, i cili u arrestua nën akuza për spiunazh, akuza që gazeta i ka hedhur poshtë.
“Ata duhet ta lënë të lirë”, u tha Presidenti Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet për mesazhin e tij ndaj Rusisë lidhur me arrestimin e zotit Gershkovich.
Shërbimi Federal rus i Sigurisë ka akuzuar gazetarin amerikan Gershkovich, për përpjekje për të siguruar informacione sekrete. Kjo shënon herën e parë që një gazetar amerikan arrestohet në Rusi, nën akuza për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë. Gazeta i ka hedhur poshtë me forcë akuzat.
Duke folur në një konferencë shtypi në Lusaka të Zambias, Nënpresidentja Kamala Harris shtoi se administrata ishte "thellësisht e shqetësuar" për arrestimin e zotit Gershkovich.
"Ne nuk do të tolerojmë dhe në fakt e dënojmë shtypjen e gazetarëve", tha zonja Harris e cila po zhvillon një vizitë njëjavore në Afrikë.
Administrata Biden tha të enjten se po punon për të siguruar që konsullata amerikane të ofrojë ndihmë për zotin Gershkovich. I pyetur të premten nëse ai do të dëbonte diplomatë apo gazetarë rusë që ndodhen në SHBA, Presidenti Biden u përgjigj: "Aktualish nuk është në planet tona".
Karine Jean-Pierre, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e quajti vënien nën shënjestër të shtetasve amerikanë në Rusi "të papranueshme" dhe tha se administrata dënon ndalimin e gazetarit Gershkovich "me termat më të ashpër".
Administrata Biden ka paralajmëruar gjithashtu qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Rusi dhe ata që ndodhen aktualisht aty, që të largohen menjëherë.
Në Moskë, kryeredaktori i gazetës ‘Novaya’ Dmitry Muratov, dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, u tha gazetarëve se e njeh gazetarin e arrestuar. Ai shtoi se zoti Gershkovich, nuk ishte agjent, që nuk po përdorte akreditimin e tij profesional për të mbuluar veprimtarinë si spiun.
Duke folur më në përgjithësi për shtypjen e gazetarisë së pavarur nga Kremlini, e cila është intensifikuar që kur Rusia sulmoi Ukrainën, zoti Muratov tha se: "Kjo prirje, për t’i etiketuar njerëzit si spiunë dhe akuzuar ata për tradhti në çdo hap, bëhet për të treguar se profesioni i gazetarit është një profesion armik i vendit”.