Lidhje

SHBA: Reagime politike ndaj deklaratës së ish-presidentit Trump për arrestim të mundshëm  


FILE PHOTO: Former President Donald Trump greets fans as he arrives at NCAA Wrestling Championships
FILE PHOTO: Former President Donald Trump greets fans as he arrives at NCAA Wrestling Championships

Ish-presidenti i amerikan, Donald Trump ka thënë se pret të arrestohet nga prokurori i Manhatanit për akuza lidhur me një hetim për një pagesë prej 130,000 dollarësh dhënë aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels në vitin 2016.

SHBA: Reagime politike ndaj deklaratës së ish-presidentit Trump për arrestim të mundshëm
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

Për vite me radhë, prokurorët e Manhatanit kanë bërë hetime lidhur me një pagesë nga ish-Presidenti Donald Trump për një aktore filmash pornografikë. Zoti Trump ka thënë se pret të arrestohet të martën. Ai u bëri thirrje përkrahësve të tij të protestojnë.

Sipas Prokurorisë së Manhatanit, zoti Trump dyshohet se i ka paguar aktores Stormy Daniels 130,000 dollarë përpara zgjedhjeve të vitit 2016 për të blerë heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie jashtëmartesore. Një pagesë e tillë mund të ketë shkelur ligjet për financimin e fushatave.

Një nga avokatët e tij tha se zoti Trump e nënshkroi çekun prej 130,000 dollarësh për të mbrojtur familjen e tij.

"Ai e bëri këtë me fonde personale për të parandaluar që një mashtrim i turpshme për të, familjen dhe djalin e tij, të bëhej publike", tha avokati Joe Tacopina.

Zoti Trump ka thënë se do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2024, edhe nëse akuzohet. Mundësia e arrestimit të tij shkaktoi reagime të shumta.

"Askush nuk është mbi ligjin, as ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara. Çdo hetim duhet të lejohet të vazhdojë siç duhet. Nëse duhen ngritur akt-akuza, do të ngrihen akt-akuza. Kështu funksionon sistemi ynë ligjor", tha senatorja demokrate Elizabeth Warren.

Ish-nënpresidenti Mike Pence, e mbrojti ish-presidentin.

"Një tjetër ndjekje penale e motivuar politikisht ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara", tha ai.

Ndërkohë, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy bëri thirrje për qetësi, duke thënë se njerëzit nuk duhet të protestojnë, nëse zoti Trump paditet.

"Nuk mendoj se njerëzit duhet të protestojnë për një gjë të tillë", tha ai.

Edhe disa përkrahës të zotit Trump thanë se nuk mendojnë se duhet protestuar.

"Ai (Trump) duhet të jetë i kujdesshëm kur flet për ‘protestë’. Nuk na duhet një tjetër sulm si ai i Kapitolit. Megjithëse jam përkrahës i tij, mendoj se kjo fjalë duhet të përdoret me kujdes sepse mund të sjellë kaos", thotë përkrahësi i tij, Sulejman Al Tamimi.

Prokurori i qarkut Manhatan nuk ka thënë nëse zyra e tij po planifikon të arrestojë ish-presidentin. Por të hënën pasdite, policia në Nju Jork filloi të merrte masa sigurie për protesta të mundshme.

XS
SM
MD
LG