Lidhje

Analistët: Vizita e Putinit në Krime dhe Mariupol mesazh për Perëndimin dhe popullin rus


Presidenti rus në qytetin e pushtuar ukrainas Mariupol
Presidenti rus në qytetin e pushtuar ukrainas Mariupol

Vizitat e fundit të Presidentit rus Vladimir Putin në Krime dhe Mariupol u përzgjodhën për t’i dërguar mesazhe Perëndimit dhe popullit rus, thotë një ekspert për Rusinë dhe Evropën Lindore. Vizitat u bënë menjëherë pas lëshimit të fletëarrestit për udhëheqësin rus nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Analistët: Vizita e Putinit në Krime dhe Mariupol mesazh për Perëndimin dhe popullin rus
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:48 0:00

Zoti Putin vizitoi qytetin e pushtuar Mariupol, për herë të parë që kur Moska e aneksoi ilegalisht në shtator.

Ai shkoi aty pasi vizitoi Krimenë të shtunën, për të shënuar nëntë vjetorin e aneksimit të këtij gadishulli ukrainas në Detin e Zi.

Këto vizita u bënë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus, duke e akuzuar atë për krime lufte.

“Me shfaqjen në Krime dhe në Mariupol, ai po përpiqet të dërgojë dy mesazhe të rëndësishme, si për Perëndimin, ashtu edhe për popullin rus”, thotë Mark Voyger, ish-këshilltar special për çështjet ruse dhe euroaziatike.

Presidenti rus shkoi edhe tek komanda e forcave ruse në qytetin Rostov-on-Don, ku u takua me oficerët më të lartë, i shoqëruar nga shefi i shtabit Valery Gerasimov.

Presidenti rus duke vizituar komandën e forcave ruse në Rostov
Presidenti rus duke vizituar komandën e forcave ruse në Rostov

“Për Perëndimin ky është një mesazh sfide... Pra ai po tregon se nuk ndjehet fajtor dhe në thelb kërkon të tregojë se është mbi këto zhvillime ligjore”, thotë zoti Voyger.

Pavarërisht fletëarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, analistët thonë se nuk ka gjasa që të anulohet takimi i planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping.

“Mendoj se në këtë rast, përkatësia ideologjike dhe bashkërendimi i interesave me zotin Putin dhe një shpërqëndrim i vëmendjes së Perëndimit në zona larg Tajvanit dhe Azisë Lindore, mund t’i shërbejë më mirë interesave të zotit Xi”, thotë zoti Voyger.

Analistët thonë se qëllimi kryesor i vizitës së presidentit Putin është që t’i tregojë popullit rus se i ka gjërat nën kontroll.

XS
SM
MD
LG