Lidhje

Blinken: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë


Sekretari Blinken së bashku me homologët e Grupit të Katërshes (3 mars 2023)
Sekretari Blinken së bashku me homologët e Grupit të Katërshes (3 mars 2023)

Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grupit të Katërshes, Sekretari Blinken tha se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën. Krahas Shteteve të Bashkuara në Grupin e Katërshes marrin pjesë India, Australia dhe Japonia, të cilët shprehën shqetësimin nëpërmjet një deklarate të përbashkët edhe për aktivitetet destabilizuese në Detin e Kinës së Jugut dhe të Lindjes, një referencë e qartë kjo për Republikën Popullore të Kinës.

Blinken: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Rusia nuk mund të lejohet të bëjë luftë pa u ndëshkuar, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të premten pas takimit në Nju Deli me homologët nga India, Japonia dhe Australia.

Nëse e lejojmë Rusinë pa u ndëshkuar për atë që bën në Ukrainë, ky do të ishte një mesazh për agresorët kudo, se ndaj tyre nuk do të kishte pasoja”, tha Sekretari Blinken.

Sekretari i Shtetit i bëri komentet në një takim të ministrave të jashtëm të Grupit të Katërshes, të përbërë nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari Blinken duke folur në Nju Deli (3 mars 2023)
Sekretari Blinken duke folur në Nju Deli (3 mars 2023)

Në një deklaratë të publikuar pas takimit, grupi u shpreh se përdorimi, apo kërcënimi për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë është “i papranueshëm”.

Me një referencë të qartë për Kinën, ministrat e Grupit të Katërshes dënuan në deklaratën e tyre veprimet që rrisin tensionet në Detin e Kinës Jugore, si dhe “militarizimin” e territoreve të diskutueshme në këtë zonë.

“...një gjë që do të donim të thonim është zbatimi i ligjit, i rregullave ndërkombëtare. Për sa kohë që Kina i përmbahet rregullave dhe normave ndërkombëtare dhe vepron brenda institucioneve ndërkombëtare, standarteve dhe rregullave, atëherë nuk ka konflikt për çështjet mes Kinës dhe Grupit të Katërshes”, tha Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi.

Në deklaratën e Grupit të Katërshes jepet mbështetje e fortë për parimet e lirisë, shtetit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve pa përdorimin e forcës, si dhe kundërshtohet çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar status quo-në.

Megjithëse në deklaratë nuk përmendet Kina, Ministria e Jashtme kineze kritikoi Grupin e Katërshes duke thënë se “bashkëpunimi mes vendeve duhet t’i përmbahet tendencës së kësaj periudhe për paqe dhe zhvillim dhe se nuk duhet të angazhohen në klika ekskluzive”.

XS
SM
MD
LG