Lidhje

Macron dëshiron ta shohë Rusinë të mundur në Ukrainë, por jo të shkatërruar


Rusia ka mbetur e pakënaqur me komentet e presidentit francez të bëra gjatë një interviste për gazetën 'Le Journal du Dimanche'.

Emmanuel Macron tha se Franca donte ta shihte Rusinë të mundur në Ukrainë, por jo të shkatërruar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se komentet e udhëheqësit francez ishin 'absurde' dhe tregonin se Perëndimi po fliste për ndryshim të regjimit në Rusi.

Zoti Macron gjithashtu foli për gazetën se kush mund të ishte një alternativë për udhëheqës të Rusisë.

Të gjitha opsionet e tjera, përveç Vladimir Putinit, në sistemin aktual, më duken më të këqija”, tha udhëheqësi francez për gazetën.

Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin, sulmoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG