Lidhje

Grupi Wagner: Burokracia po ngadalëson ofensivën ruse në Ukrainë


UKRAINE-CRISIS/RUSSIA-WAGNER
UKRAINE-CRISIS/RUSSIA-WAGNER

Kreu i grupit mercenar të Rusisë Wagner tha të enjten se mund të duhen muaj për të pushtuar qytetin urkainas të Bakhmutit dhe kritikoi "burokracinë monstruoze" të Moskës për ngadalësimin e përparimit ushtarak.

Rusia po përpiqet ta rrethojë dhe pushtojë qytetin industrial përpara 24 shkurtit, përvjetorit të parë të fillimit të sulmit, që ajo e quan "operacion special ushtarak", në Ukrainë.

"Unë mendoj se kjo do të realizohet në mars ose në prill", tha Yevgeny Prigozhin në një nga disa mesazhet e tij të publikuara në internet.

"Për të marrë Bakhmutin ju duhet të bllokoni të gjitha rrugët e furnizimit. Është një detyrë e rëndësishme. Ne nuk po bëjmë përparim të nivelit që do të donim", tha ai.

"Bakhmuti do të ishte marrë nën kontroll para vitit të ri, nëse nuk do të kishim pengesa nga burokracia jonë monstruoze ushtarake", shtoi ai.

Prigozhin ka akuzuar më parë ushtrinë ruse për përpjekje për të vjedhur fitoret e grupit Wagner, një shenjë e ndikimit të tij në rritje dhe potencialit për përçarje të rrezikshme në Moskë.

Pretendimet e grupit Wagner se ka pushtuar territore pa ndihmën e ushtrisë së rregullt ruse, të cilën Prigozhin e kritikon vazhdimisht, kanë shkaktuar fërkime me udhëheqjen e lartë ushtarake.

Në Bakhmut, Artem, zëvendës komandant i njësisë së artilerisë së forcave ukrainase, tha se luftimet vazhdojnë të jenë intensive.

Ai vuri në dukje se "ne duhet të pranojmë sukseset e armikut. Ka një ushtri të rregullt ruse këtu dhe ata gjithashtu kanë njesi të rregullta artilerie që po qëllojnë me saktësi".

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli vitin e kaluar aneksimin nga Rusia të rajonit të Donetkut, ku shtrihet edhe qyteti i Bakhmutit, por forcat e tij ende po luftojnë me trupat ukrainase atje.

Lufta e ashpër për qytetin industrial lindor është tani beteja më e gjatë e Rusisë në Ukrainë dhe objektivi kryesor ushtarak i Moskës.

Pushtimi i Bakhmutit do të ishte një fitore e madhe për Moskën, por analistët thonë se kjo më shumë do të ishte një arritje simbolike pasi qyteti i minierave të kripës ka pak vlerë strategjike.

Prigozhin, i cili është i afërt me presidentin rus Putin, tha se shpejtësia e përparimit rus në betejën e rëndë do të varet nga fakti nëse Ukraina do të vazhdojë të dërgojë trupa rezervë atje.

Ukraina, e cila është e vendosur që të mos heqë dorë nga asnjë pëllëmbë territori përpara një kundërsulmimi të parashikuar në pranverë, ka kërkuar armë më moderne nga aleatët e saj.

XS
SM
MD
LG