Lidhje

Boris Pistorius, ministër i ri i mbrojtjes i Gjermanisë 


Boris Pistorius, Minitri i ri gjerman i Mbrojtjes
Boris Pistorius, Minitri i ri gjerman i Mbrojtjes

Kancelari gjerman Olaf Scholz emëroi një zyrtar rajonal si ministër të ri të mbrojtjes, pas dorëheqjes së ministres Christine Lambrecht. 62-vjeçari Boris Pistorius duhet të drejtojë projektin e modernizimit të ushtrisë gjermane dhe të mbikëqyrë zgjerimin e dërgesave të armëve në Ukrainë. Zonja Lambrecht dha dorëheqje pas kritikave të shumta se nuk përballonte dot përgjegjësitë e mëdha të ministrisë që drejtonte.

Boris Pistorius, ministër i ri i mbrojtjes i Gjermanisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Ministri i ri i mbrojtjes, Boris Pistorius, është anëtar i Partisë Socialdemokrate të kancelarit Olaf Scholz.

Ai është dikush që ka përvojë të madhe në çështjet e politikave të sigurisë"

"I kam kërkuar zotit Boris Pistorius që të bëhet ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë. Ai nuk është vetëm një mik dhe një politikan i mirë, por ai është gjithashtu dikush që ka përvojë të madhe në çështjet e politikave të sigurisë", tha të martën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Zoti Pistorius do të zëvendësojë Christine Lambrecht e cila ishte ministre e mbrojtjes që nga dhjetori i vitit 2021, kur zoti Scholz u bë kancelar.

Ajo e dha dorëheqjen mes kritikave se nuk ishte e aftë të modernizonte ushtrinë gjermane megjithë ndarjen e një fondi të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për këtë qëllim.

Ish Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht ; Fotografi e bërë në Berlin më 11janar 2023.
Ish Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht ; Fotografi e bërë në Berlin më 11janar 2023.

Debati i mbi aftësitë mbrojtëse të Gjermanisë u intensifikua muajin e kaluar kur disa tanke të këmbësorisë, “Puma” u nxorën jashtë shërbimit pasi u zbuluan disa probleme gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Ajo u kritikua së fundmi nga media dhe opozita për postimin e një videoje në rrjete sociale natën e Vitit të Ri ku zgjodhi një mjedis feste, mes fishekzjarreve për të përcjellë një mesazh për luftën në Ukrainë.

“Çfarë viti ishte viti 2022? Na krijoi sfida të jashtëzakonshme. Lufta është ndezur në mes të Evropës. Në këtë kontekst, kujtoj shumë momente të veçanta, shumë e shumë takime me njerëz interesantë dhe të mëdhenj dhe për këtë dua t'ju falënderoj nga zemra. Vitin e Ri do ta festoj me familjen dhe miqtë dhe të gjithë ata që nuk mund ta bëjnë këtë sepse po na ofrojnë shërbime si ushtarë, policë, punonjës të urgjencës ose në sektorë të ndryshëm, dua t'ju falënderoj nga zemra. Ju uroj të gjithëve një natë të mrekullueshme të Vitit të Ri dhe një 2023, i cili shpresoj të jetë i shëndetshëm, i lumtur dhe i qetë”, tha zonja Lambrecht.

Ministri i ri i mbrojtjes do të përballet menjëherë me përgjegjësitë e mëdha të papërfunduara, përfshirë edhe ndihmat ushtarake që pritet t’i dërgohen Ukrainës që po lufton kundër pushtimit rus.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të vizitojë Berlinin këtë javë ku do të organizojë një takim të aleatëve në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë perëndimore.

Ndërsa të dielën, qeveritë gjermane dhe franceze do të zhvillojnë bisedime dypalëshe që përfshijnë një takim të këshillit të përbashkët të sigurisë të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG