Zoti Pavel mori 35.4 për qind të votave, një epërsi fare e lehtë ndaj zotit Babis që mori 35.0 për qind, ndërsa ekonomistja Danuse Nerudova doli e treta me 13.9 përqind, sipas rezultateve pothuajse të plota nga Enti i Statistikave Çeke.
Dy kandidatët Babis dhe Pavel tani shkojnë në balotazh më 27-28 janar në një përpjekje për të marrë postin e presidentit të katërt që nga themelimi i Republikës Çeke në 1993, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Fituesi do të zëvendësojë Milos Zemanin, një veteran politik me opinione të forta dhe që ka shkaktuar ndasi.
Kreu i ri i shtetit do të përballet me një inflacion rekord në vendin e Evropës Qendrore me 10.5 milionë banorë, si dhe me deficite të mëdha të financave publike në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
Ai u bë shefi i shtabit të përgjithshëm të Çekisë dhe kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s.