Lidhje

Lojërat Olimpike “Paris 2024”, paralajmërim për masat e sigurisë


Paris France
Paris France

Organi më i lartë i auditimit në Francë ka paralajmëruar organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, se ceremonia e hapjes në lumin Sena përbën një sfidë të madhe dhe ka të ngjarë të ketë nevojë për mbështetjen e policisë. Sipas një raporti me 15 rekomandime për Komitetin Organizativ mbështetja vetëm tek policia private nuk do të jetë e suksesshme ndaj duhen përforëcuar masat e sigurisë.

Lojërat Olimpike “Paris 2024”, paralajmërim për masat e sigurisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit, që do të mbahen në vitin 2024, kanë marrë paralajmërime në lidhje me sigurinë.

Sipas një raporti të dorëzuar në parlamentin francez thuhet se organizatorët duhet të parashikojnë dhe finalizojnë më mirë planet për sigurinë dhe siç theksohet në raport, ceremonia e hapjes në lumin e Senës përbënte një sfidë të veçantë.

Raporti me 15 rekomandime për Komitetin Organizativ është bërë nga Gjykata e Audituesve dhe shqetësimet kryesore janë rreth planit për t’u mbështetur te operatorët privatë të sigurisë për të mbrojtur lojërat si dhe planet për transportin. Gjykata e Audituesve është institucioni suprem i auditimit në Francë dhe sipas ligjit francez është e pavarur nga degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë franceze.

“Çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe transportin mbeten sfida kryesore për t’u përmbushur, për të cilat ne si institucion dëshirojmë të paralajmërojë. Për sa i përket sigurisë, siç e dini ka një raport të parë në muajin qershor të vitit 2022, i cili i rekomandonte në veçanti Komitetit Organizativ të marrë parasysh masat e sigurisë në ceremoninë e hapjes. Në raport tërhiqet vëmendje për rrezikun e një numri të madh pjesëmarrësish duke ushtruar kështu trysni mbi forcat e sigurisë të cilat më së shumti janë nga sektori privat. Ne mendojmë se është e domosdoshme që të bëhet mobilizimi i forcave policore apo të ushtrisë për të ruajtur sigurinë”, deklaroi Pierre Moscovici, nga Gjykata e Audituesve.

Një zyrtar nga Komiteti Organizativ tha se ishte ende shumë shpejt për të thënë nëse do të ketë nevojë për policinë, apo ushtrinë dhe se komiteti sapo kishte zhvilluar një tender për policinë private.

Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të zhvillohen nga 26 korriku deri në 11 gusht, ndërsa Lojrat Paralimpike nga 28 gushti deri në 8 shtator.

Organizatorët presin që të paktën 600 mijë njerëz të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes, ndërsa atletët dhe delegacionet do të lundrojnë përgjatë lumit të Senës.

XS
SM
MD
LG