Lidhje

Brazili inauguron Lulën si presidentin e ri


Ditën e Vitit të Ri, mijëra njerëz morën pjesë në inaugurimin e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, në një ceremoni madhështore. Zoti Lula do të bëhet edhe një herë një nga udhëheqësit e majtë më me ndikim në Amerikën Latine pas katër viteve të një qeverie të ekstremit të djathtë në Brazil. Presidenti Lula përdori një ton pajtues në fjalimin e tij, por tha se do të kishte pasoja për ata që do të vepronin kundër ligjit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Yan Boechat njofton nga kryeqyteti Brazilia.

Brazili inauguron Lulën si presidentin e ri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00

Udhëheqësi i krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva, merr për herë të tretë drejtimin e vendit më të madh të Amerikës Latine. Në moshën 77-vjeçare, ai është tani presidenti më i moshuar në historinë e Brazilit.

Për herë të parë që nga përfundimi i diktaturës ushtarake në vitin 1985, nuk pati ceremoni për transferimin e pushtetit midis presidentit në largim dhe presidentit të ardhshëm. Por brazilianët dolën në rrugë për të përshëndetur presidentin e tyre.

Jair Bolsonaro, presidenti i katër viteve të fundit, u largua nga Brazili dy ditë para inaugurimit të Lulës. Ai udhëtoi me gruan e tij në Majami, në Shtetet e Bashkuara, ku tani jeton në një shtëpi me qira disa kilometra larg resortit Disney World. Zoti Bolsonaro nuk ka bërë një deklaratë për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve, por kritikët thonë se ai nuk bëri sa duhet për të ndaluar mbështetësit e tij të bënin thirrje për një grusht shteti ushtarak.

Mijëra mbështetës të zotit Lula e kaluan ditën nën diell, me temperatura që arrinin deri në 30 gradë Celsius, për të parë kortezhin e presidentit, nënpresidentit të tij dhe grave të tyre, të hipur në një makinë të hapur. Shumë nga ata që morën pjesë në ceremoni nuk mund t'i mbanin lotët gjatë fjalimit të udhëheqësit të tyre të ri.

Lula përdori një ton pajtues, duke bërë thirrje për unitet kombëtar kundrejt problemeve ekonomike të Brazilit dhe problemeve të tjera sociale.

“Nuk është koha për pakënaqësi, tani është koha që Brazili të shikojë përpara dhe të buzëqeshë përsëri. Le ta kthejmë këtë faqe dhe të shkruajmë së bashku një kapitull të ri të historisë sonë”, tha zoti Lula.

Presidenti Lula u zotua të bashkojë vendin me një popullsi prej rreth 200 milionë banorësh, gjatë fjalimit të tij, por gjithashtu kritikoi linjat e ashpra brenda qeverisë së ekstremit të djathtë të zotit Bolsonaro. Ai tha se qeveria e tij do të ndërmarrë veprime kundër atyre që shkelën kushtetutën - një mesazh për mbështetësit e Bolsonaros që kërkuan një ndërhyrje ushtarake për të parandaluar ardhjen e Lulës në pushtet.

“Le të jemi gjithmonë të gatshëm për çdo sulm ekstremist që dëshiron të sabotojë dhe shkatërrojë demokracinë tonë. Në luftën për të mirën e Brazilit, ne do të përdorim armët që kundërshtarët tanë kanë më shumë frikë: të vërtetën që mposhti gënjeshtrën, shpresën që mposhti frikën dhe dashurinë që mposhti urrejtjen, 'Viva o Brasil'. Rroftë Populli brazilian”, tha presidenti.

Pavarësisht kërcënimeve të mëparshme për dhunë nga mbështetësit e Bolsonaros, ceremonia u zhvillua pa asnjë incident.

XS
SM
MD
LG