Papa Françesku shënoi të dielën Ditën tradicionale Botërore të Paqes të Kishës Katolike, por vdekja e paraardhësit të tij, Benedikt la në hije festimet e vitit të ri në Vatikan.
Ati i Shenjtë drejtoi një meshë në bazilikën e Shën Pjetrit ku që nga e hëna do të bëhen tre ditë homazhe për Benediktin i cili vdiq të shtunën në moshën 95-vjeçare.
Në përputhje me dëshirat e Benediktit, varrimi i tij të enjten do të jetë i thjeshtë dhe solemn. Do të jetë hera e parë prej shumë shekujsh që një papë do të kryesojë funeralin e paraardhësit të tij. Benedikti ishte papa i parë në 600 vjet që dha dorëheqjen në vitin 2013.
Në predikimin e tij, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të punojnë në mënyrë aktive për paqen dhe të mos "të humbasin kohë të gozhduar para ekraneve të kompjuterave".
Më vonë në bekimin e tij të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku bëri një tjetër thirrje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke thënë se lufta ishte në "kontrast të patolerueshëm" me paqen.