Lidhje

Stërvitjet turko-azere, paralajmërim për Iranin 


Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën azere për t’iu bashkuar protestave antiqeveritare kundër sundimtarëve në Teheran. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli se Turqia po mbështet publikisht Azerbajxhanin lidhur me tensionet, duke mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Stërvitjet turko-azere, paralajmërim për Iranin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Forcat turke dhe azere mbajtën këtë muaj stërvitje ushtarake pranë kufirit të Iranit me pjesëmarrjen e gjeneralëve të lartë të të dyja vendeve.

“Është një mesazh shumë i qartë për Iranin. Ju duhet të respektoni Azerbajxhanin dhe pavarësinë e tij. Nëse Irani synon të bëjë ndonjë veprim agresiv afër kufirit, Turqia do të jetë aty për t'iu përgjigjur Iranit. Kjo është shumë e qartë”, tha Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.

Ndërsa vendi është mbërthyer nga protestat kundër regjimit, Teherani po fajëson Bakun për nxitjen e pakicës së madhe azere të Iranit.

Krahas sulmeve diplomatike, Teherani zhvilloi stërvitje ushtarake në kufirin e Azerbajxhanit, pranë lumit që ndan dy vendet.

“Ne kemi parë stërvitje ushtarake iraniane në kufirin e Azerbajxhanit. Disa prej tyre u kryen gjatë muajve të fundit duke vendosur ura të përkohshme mbi lumin që ndan të dy vendet. Ky ishte një mesazh shumë i qartë për Baku-në se për çfarë po stërvitej në të vërtetë ushtria iraniane” tha për Zërin e Amerikës Zaur Gasimov nga Universiteti i Bonit.

Mbështetja ushtarake turke ishte arsyeja që forcat azere rimorrën rajonin e Nagorno Karabakut nga forcat e Armenisë.

Izraeli është gjithashtu furnizues i armëve për Azerbajxhanin.

Marrëdhëniet izraelito-azere po përmirësohen pas tensioneve me Iranin.

“Azerbajxhani është furnizues shumë i rëndësishëm energjetik i Izraelit si dhe bashkëpunon me të në fushën e sigurisë. Irani mendon se Azerbajxhani e lejon Izraelin të përdorë kufirin e tij për të sulmuar Iranin. Azerbajxhani e sheh Iranin si kërcënim për shkak të pakicës së madhe azere në Iran. Kështu që të gjitha këto çështje u bashkuan dhe nxitën Bakun të hapte ambasadën në Izrael”, vlerëson analisti Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studimet e Sigurisë Kombëtare.

Në të kaluarën, presidenti Aliyev i është shmangur konfrontimit me Teheranin. Por, i mbështetur nga aleatë të fuqishëm, tani ai po mban qëndrim të fortë, duke u zotuar të mbrojë azerët në Iran.

“Hapja e ambasadës së Azerbajxhanit në Izrael disa javë më parë, si dhe hapat e tjerë tregojnë se Baku ka ndryshuar qëndrim ndaj Teheranit, dhe kjo tregon dinamikën e re në rajon si dhe rolin në rënie të Iranit”, vlerëson Zaur Gasimov nga Universiteti i Bonit në Gjermani.

Stërvitjet ushtarake turko-azere ka të ngjarë të mos jenë të fundit, ndërsa Ankaranë është zotuar të qëndrojë pranë aleatit të saj azerbaixhanas kundër çdo kërcënimi iranian.

XS
SM
MD
LG