Lidhje

Valbona Zeneli: Korrupsioni lulëzon në vendet me institucione të dobëta


Sfidat e vendeve të Ballkanit me korrupsionin, intervistë me studiuesen Valbona Zeneli
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:54 0:00

Sfidat e vendeve të Ballkanit me korrupsionin, intervistë me studiuesen Valbona Zeneli

Ekspertja e sigurisë, Dr. Valbona Zeneli thotë se megjithëse asnjë vend nuk është i paprekshëm nga korrupsioni, kjo dukuri lulëzon aty ku institucionet janë të dobëta. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryetarja e Departamentit të Iniciativave Strategjike në Qendrën Evropiane Marshall, tha se korrupsioni përdoret si armë edhe nga sistemet autoritare për të rritur ndikimin në vende të ndryshme. Në intervistën me kolegen Menada Zaimi, Dr. Zeneli tha se përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit, do të rriste transparencën dhe përgjegjshmërinë dhe lufta në Ukrainë e ka shtuar në BE vëmendjen për integrimin e rajonit. Sot është dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, një fenomen që dëmton demokracinë, e që një vit më parë presidenti Biden e Biden i shpalli përpjekjet kundër tij, si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA.

Zëri i Amerikës: Zonja Zeneli, sigurisht që fenomeni nuk njeh kufi, ndikon demokracitë e dobëta, por edhe ato të përparuara. Çfarë mendoni ju se e ushqen më së shumti fenomenin e korrupsionit?

Valbona Zeneli: Shumë e drejtë. Asnjë vend nuk është imun ndaj korrupsionit, megjithatë konsekuencat e korrupsionit nuk janë të njëjta në çdo vend. Vendet të cilat kanë strategjitë e duhura, kanë institucionet e forta, kanë rendin ligjor, absolutisht kanë masat ta luftojnë korrupsionin. Ndërkohë korrupsioni fatkeqësisht lulëzon në vende ku institucionet janë të dobëta, në të cilat ligji nuk është i barabartë për të gjithë, në vendet ku sistemet gjyqësore nuk funksionojnë. Pa diskutim këto janë të gjithë elementet të cilat e fuqizojnë më tepër korrupsionin.

Një pikë tjetër është edhe zhvillimi ekonomik i vendit, varfëria. Ky është një cikël vicioz sepse nuk kuptohet mirë, është më shumë varfëri e cila ushqen nivelin më të lartë të korrupsionit, por nga ana tjetër dhe korrupsioni ushqen varfërinë në vend, sepse mban larg investimet e huaja, sidomos ato serioze që vijnë nga vendet perëndimore, të cilat sjellin jo vetëm vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik, por sjellin edhe mentalitetin e ri, standardet të reja.

Nga ana tjetër, nëse kjo bazë nuk fuksionon, pa diskutim që korrupsioni lulëzon.

Është shumë e rëndësishme që korrupsioni të lidhet me zhvillimin ekonomik. Sepse të gjitha vendet pothuajse kanë strategji anti-korrupsioni, por është e rëndësishme të lidhet me strategjitë politike, ekonomike të vendit. Të komunikohet më shumë me njërëzit se cilat janë ndikimet negative në jetën e përditshme të njerëzve.

Ju përmendët memorandumin e Presidentit Biden, vitin e kaluar. Besoj që ka qenë koha, madje dhe më përpara që kjo të vihej në nivelin e strategjisë kombëtare, sepse korrupsioni në një vend, qoftë ai në kontinente të tjera, afekton sigurinë ndërkombëtare të të gjitha vendeve.

Zëri i Amerikës: Zonja Zeneli, sigurisht që sistemet e dobëta demokratike, ju e përmendët, bëhen lehtë strehë e përpjekjeve dhe ndikimit nga regjimet autoritare në këtë rast sikundër mund të ishte Rusia dhe Kina. Si është ndikimi sot i këtyre dy vendeve kryesisht në rajonin e Ballkanit, nisur dhe nga lufta në Ukrainë?

Valbona Zeneli: Ëshë e rëndësishme që edhe kur flasim për korrupsionin ne duhet të shohim efektet multi vektoriale le të themi të korrupsionit. Në shumë raste korrupsioni përdoret si armë edhe nga sistemet autoritare për të rritur ndikimin në vende të ndryshme, për të zbutur ndikimin e vendeve Perëndimore, të SHBA-së apo Bashkimit Europian.

Ju përmendët më specifikisht ndikimin e Rusisë apo dhe të Kinës të cilët janë rritur vitet e fundit në vendet e Ballkanit. Do thoja se kemi një ndryshim. Nëse në rastin e Rusisë ne e kemi parë dhe ka qenë një nga aktorët në Ballkan që ka qenë aty për një kohë të gjatë dhe është përpjekur të shkatërrojë në një fare mënyre proceset euroatlantike të këtyre vendeve, nga ana tjetër ndikimi i Kinës duhet parë më me kujdes përsa përket korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së këtyre vendeve në Bashkimin Europian.

Nëse në narrativën e përgjithshme, Kina është pro anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE, nga ana tjetër procedurat apo standardet të cilat sillen përmes investimeve, mungesës së transparencës në këto investime apo përmes krijimit të borxheve sovrane për disa nga vendet, këto nga ana tjetër mund të zvogëlojnë apo mund të ngadalësojnë zhvillimin e këtyre vendeve drejt Bashkimin Europian.

Zëri i Amerikës: Si mund të ndihmonte pikërisht integrimi i këtyre vendeve, tek le të themi, shuarja e këtij ndikimi, potencialisht i Kinës apo i Rusisë?

Valbona Zeneli: Është shumë e rëndësishme që këto vende të mbahen dhe të përshpejtojnë proceset integruese sepse vetëm në këtë mënyrë mund të rritet transparenca dhe përgjegjshmëria, qoftë e liderëve apo edhe institucioneve, por nga ana tjetër, ne e dimë tani edhe me samitin që u mbajt në Tiranë para disa ditëve, BE ka tjetër pikëpamje për integrimit e vendit, sidomos për shkak të luftës në Ukrainë dhe shikon për rëndësinë gjepolitike, gjeostrategjike Ballkanin.

Por nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që të rriten fondet zhvilluese ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Është koha tashmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë, si një proces gradual deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian, të bëhen pjesë e tregut të brendshëm të Bashkimit Europian. Të përfitojnë sa më shumë fonde të kohezionit të Bashkimit Europian, sepse këto janë mënyrat e vetme që do rrisin transparencën, do të sjellin standarde të reja dhe mbi të gjitha do të sjellin investime të reja.

Gjithë Ballkani Perëndimor tërheq vetëm 0.2 % të investimeve globale ndërkohë që ne jemi në një rajon ku BE është investitori kryesor ne ekonominë globale.

Këto janë pyetjet që ne duhet të shtrojmë dhë këtu duhet të kuptojmë dhe të përgatisim, të jemi më të fortë në komunikimin strategjik që ne kemi me publikun për rolin e korrupsionit.

Nuk është thjesht një gjë e keqe që duhet mundur, ndikon në jetën tonë të përditshme. Kam idenë që kjo është edhe strategjia e Presidentit Biden që do ta forcojë luftën kundër korrupsionit. Është shumë e rëndësishme, aktorët si Shtetet e Bashkura të Amerikës të jenë më aktive në vendet e rajonit.

XS
SM
MD
LG