Lidhje

Shënohet në Vlorë 110-vjetori i Pavarësisë, në festime udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës


Vlora, qyteti ku 110 vjet më parë u ngrit flamuri kuq e zi dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë priti sot mijëra qyetarë nga hapësira shqiptare. Sheshi simbol i flamurit ku ndodhet edhe Monumenti i Pavarësisë mblodhi edhe udhëheqësit më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Vlora në Ditën e Pavarësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:57 0:00

“Patriotë të mëdhenj dhe mëndjendritur, nga të gjitha viset e Shqipërisë, udhëhequr nga i urti Ismail Qemali, jetësuan përpjekjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe i dhanë atdheut, vendin që i takonte në familjen e madhe të kombeve. Historia jonë kombëtare është histori luftërash e sakrificash të paepura për liri, është histori përpjekjesh të pafundme për dije e progres, është histori e një populli që dashurinë për tokën dhe atdheun e ka mbi gjithçka".

Udhëheqësit kryesor të Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë
Udhëheqësit kryesor të Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë
Kombi shqiptar ka forcuar pozitat dhe rolin e tij të merituar, duke u bërë një faktor i besueshëm për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë. 

Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë. “

Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme"
XS
SM
MD
LG