Lidhje

“Dita e Miqve”, si festojnë ndryshe amerikanët 


A SpongeBob SquarePants balloon floats through the streets of Manhattan during the 96th Macy's Thanksgiving Day Parade in New York City, Nov. 24, 2022
A SpongeBob SquarePants balloon floats through the streets of Manhattan during the 96th Macy's Thanksgiving Day Parade in New York City, Nov. 24, 2022

Një pjesë e mirë e amerikanëve nuk mund të festojnë “Ditën e Falenderimeve” të rrethuar nga familjet e tyre biologjike. Në vend të kësaj ata e kalojnë festën me miqtë duke krijuar kështu atë që quhet “Dita e Miqve”. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot njofton nga Los Anxhelos.

“Dita e Miqve”, si festojnë ndryshe amerikanët 
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:35 0:00

Në Shtetet e Bashkuara njerëzit po festojnë vitet e fundit edhe “Ditën e miqve” (Friendsgiving), e ngjashme me Ditën e Falenderimeve. Njerëzit që nuk mund ta kalojnë ditën të rrethuar nga familjet e tyre biologjike, në vend të kësaj e kalojnë festën me miqtë.

Edhe këto gra, pjesë e një organizate në Kaliforninë Jugore kanë vendosur të organizojnë këtë vit “Ditën e Miqve”. Një pjesë e mirë e anëtarëve të saj nuk ishin në gjendje të festonin me familjen.

“Unë jam fëmijë i vetëm. Nëna ime është mbi njëqind vjeçe. Aty ku ajo jeton, në shtepinë e të moshuarve, ne nuk mund të hamë darkë me ta, për shkak të COVID-19. I dashuri im duhet të shkonte në shtëpinë e njerëzve të tij dhe unë do të isha shumë vetëm. Kur m’u ofrua kjo drekë mendova: kjo do të jetë Dita e Falënderimeve për mua”, tregon Sheila Walsh-Vargas, anëtare e Klubit të Grave.

Të gjithë duhet të sjellin ushqim, qoftë të gatuar apo të blerë, për ta ndarë me miqtë.

Aktualisht kjo organizatë ka 102 gra, numri më i lartë që nga viti 1938, viti kur u themelua. Anëtaret thonë se ky numër i lartë është si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Kjo ishte përpjekja jonë për të bashkuar miqtë, duke u dhënë atyre që mund të ndihen të izoluar nga shoqëria apo nga pandemia, apo atyre që ndoshta janë larguar nga familjet dhe ndihen të vetmuara gjatë festave mundësinë të festojnë. Këtu ndjej dashuri dhe mbështetje”, thotë Dawn Everard, anëtare e Klubit të Grave

Richard Zaldivar, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i projektit “The Wall Las Memorias”, thotë se ky monument në Los Anxhelos u kushtohet njerëzve që kanë vdekur nga SIDA.

Kjo periudhë e vitit mund të jetë shumë e vështirë për anëtarët e komunitetit LGBTQ, thotë ai, pasi shumë shpesh kanë marrëdhënie të vështira me familjet e tyre.

“Ne vijmë nga prindër të ndryshëm, shoqëri të ndryshme. Ne flasim gjuhë të ndryshme. Por një gjë që na bashkon është fati ynë: të gjithë kemi kaluar një ndjenjë homofobie dhe urrejtjeje. Kemi ecur në këto rrugë dhe shumë herë jemi ndjerë shumë të vetmuar”, thotë ai.

Në ambientet ku punon zoti Zaldivar njerëzit mblidhen për të festuar me miqtë, ndërsa organizatorët i pranojnë ashtu siç janë.

“Shumë njerëz i shtypin ndjenjat që kanë vetëm për të përmbushur nevojat me të cilat janë rritur. Duan të jenë kryefamiljarë, burra të fortë dhe shtypin ndjenjat e homoseksualitetit. Ka shumë stigmë, njerëzit refuzojnë të testohen, refuzojnë të marrin ilaçe për parandalimin e HIV-it”

Ata gjithashtu mblidhen së bashku për t’u marrë me traumën emocionale të të qenit një komunitet i lënë pas dore.

“I keni parë polemika në Katar, ku nuk mund të jesh homoseksual sepse do të ndëshkohesh, do të vritesh... Këtu ne kemi mundësinë të jemi ata që jemi, kështu që në këtë Ditë Falenderimi, megjithëse kemi kaq shumë sfida, vëllezërit tanë u vranë në Kolorado por ne ende kemi lirinë për të ndryshuar shoqërinë në të cilën jetojmë”, thotë Richard Zaldivar, themelues i projektit “The Wall Las Memorias”.

XS
SM
MD
LG