Lidhje

Akuza ndaj Katarit për abuzim me fuqinë e huaj punëtore


Ndërsa në Katar po vazhdojnë të luhen ndeshjet e Kampionatit Botëtor të Futbollit, Zëri i Amerikës bisedoi me një nga familjet e mijëra punëtorëve emigrantë që vdiqën duke punuar gjatë ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme për organizimin e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar gjatë dekadës së fundit. Familjarët thonë se nuk do të shërohen kurrë nga kjo plagë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock sjell më shumë hollësi nga rajoni Dhanusha në Nepal.

Akuza ndaj Katarit për abuzim me fuqinë e huaj punëtore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Pak pasi Katarit iu dha organizimi i Kupës së Botës në futboll për këtë vit, më 2010 grupet për të drejtat e njeriut dhe shtypi filluan të raportojnë për abuzimet me fuqinë në rritje të punëtorëve e cila përbëhet nga emigrantë, kryesisht nga Azia Jugore dhe Afrika.

Të rinj në rajonin Dhanusha të Nepalit shkuan drejt Katarit për një të ardhme më të mirë, shumë prej të cilëve u detyruan të marrin hua shuma të mëdha parash.

Familjet e ngelura pas thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër. Para se bashkëshkorti i saj, Muneshwari, të shkonte në Katar, Aslani Devi Yadav thotë se ai paguhej vetëm 4 kilogramë oriz në ditë për punën e tij në Nepal. Por, më 2018 Munashewari vdiq.

“Në atë kohë fëmijët i kishim të vegjël. Ai vendosi të shkonte për të fituar para për ushqimin dhe shkollimin e tyre”, thotë e veja e punëtorit nga Nepali.

Muneshwari punonte në ndërtim, një punë e rrezikshme pasi shpesh duhej të mbarte ngarkesa të rënda në majat e rrokaqiejve.

Por, familjes së tij iu tha se ai vdiq gjatë natës pas problemeve me zemrën.

“Trupin e tij na e sollën 15 ditë pas vdekjes. Pastaj kryem ritualet e fundit në shtëpinë tonë”, thotë zonja Yadav.

Organizata “Amnesty International” thotë se në shumicën e çertifikatave të vdekjes, të lëshuara për familjet e punëtorëve emigrantë, shkruan se vdekja erdhi nga probleme me zemër ose shkaqe natyrore.

Doktorët thonë se të rinjtë e shëndetshëm nuk vdesin nga shkaqe natyrale. Por një çertifikatë e tillë vdekjeje nënkupton se punëdhënësit nuk kanë përgjegjësi ligjore ose financiare për familjen e të ndjerit.

Tani familja Yadav, si edhe shumë të tjera në Nepal, lufton për mbijetesë.

“Pas vdekjes së burrit tim nuk kemi asnjë burim të ardhurash. Kam shitur tokën time. Po mbaj shtëpinë me paratë që fitova nga shitja e tokës”, thotë zonja Yadav, e cila merr pak para edhe nga shitja e qumështit që nxjerr.

Por kur paratë nga shitja e tokës të mbarojnë, zonja Yadav thotë se fëmijët duhet të fillojnë të punojnë.

Një hulumtim i gazetës Guardian i vitit 2021 zbuloi se mbi 6 mijë e 500 punëtorë të huaj vdiqën në Katar që kur vendit iu dha organizimi i Kupës së Botës në futboll për vitin 2022.

Zyrtarët e Kupës së Botës në Katar nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve të Zërit të Amerikës.

XS
SM
MD
LG