Lidhje

Kurti: SHBA në kontakt me Brukselin për situatën në veriun e Kosovës


Albin Kurti
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me Brukselin për gjetjen e një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, pasi natën vonë ai u pajtua me kërkesën amerikane për një shtyrje 48 orëshe të zbatimit të vendimit për përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Kurti: SHBA është në kontakt me Brukselin për gjetjen e një zgjidhje
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Kërkesa e ambasadorit amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier pasoi dështimin e djeshëm të Kosovës dhe Serbisë për t’u pajtuar rreth kësaj cështjeje në Bruksel.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sidomos ambasadori Jeff Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, pra Shtetet e Bashkuara e sidomos ambasadori Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti tha se që nga përfundimi i takimit të së hënës nuk ka patur më kontakt me zyrtarët evropianë ndërsa e kritikoi sërish shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell për siç tha braktisjen e propozimit të Bashkimit Evropian.

Me 1 nëntor qeveria e Kosovës filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit. Punonjësit serbë u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor.

Sipas vendimit të qeverisë ishte paraparë që të martën fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave, një proces ky që është shtyrë për të enjten nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha pas takimit të së hënës se të dy udhëheqësit kanë përgjegjësinë "për të shtensionuar situatën”, por se të dyja palët kanë treguar mungesë respekti për detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare.

“Kjo vlen posaçërisht për Kosovën dhe kjo dërgon një sinjal negativ”, tha zoti Borrell i cili u kritikua në Prishtinë për qasje të njëanshme.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të martën pas një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç se Shtetet e Bashkuara e çmojnë atë që po bënë Bashkimi Evropian ndërsa i kërkoi presidentit serb që të vazhdojë siç tha angazhimin e tij konstruktiv në proces.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha përmes një video mesazhi se ka kërkuar nga përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës që të ruajnë paqen dhe qëndrueshmërinë.

Zyrtarë politikë të serbëvë në veriun e Kosovës që tashmë kanë braktisur vendet e punës më përkrahjen e Beogradit, paralajmëruan protesta kundër vendimeve të qeverisë qendrore në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG