Lidhje

Biden: SHBA e angazhuar ndaj vendeve të ASEAN-it


Presidenti Joe Biden shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj organizates së ASEAN-it. Në takimin e organizuar në Phom Penh të Kamboxhias, presidenti amerikan foli mbi rëndësinë e bllokut që përbëhet nga 10 vende të Azisë Jugore, Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Mianmari, Filipinet, Singapore, Tajlanda dhe Vietnami.

Biden: SHBA e angazhuar ndaj vendeve të ASEAN-it
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Në takimin e nivelit të lartë SHBA-ASEAN në Kamboxhia, Presidenti Biden riafirmoi përkushtimin e Uashingtonit lidhur me parimin se angazhimet rajonale të nxiten nga blloku prej 10 anëtarësh dhe jo nga rivaliteti i fuqive të mëdha.


“ASEAN-i është zemra e strategjisë amerikane për Indo-Paqësorin. Ne vazhdojmë të thellojmë angazhimin tonë për të punuar me një organizatë të fuqizuar dhe unifikuar”, tha Presidenti Biden.


Në krye të diskutimeve në Kamboxhia ishte edhe dhuna politike në Mianmar që nga grushti ushtarak i vitit të kaluar kundër qeverisë së udhëhequr nga Aung san Suu Kyi.


ASEAN-i do të drejtohet vitin që vjen nga Presidenti Joko Widodo i Indonezisë. Pritet që ai të ketë një qasje më të ashpër krahasuar me drejtuesin aktual, Kryeministrin Hun Sen të Kamboxhias.


“Indonezia propozon që përfaqësimi i Mianmarit në nivel jopolitik duhet të aplikohet përtej takimit të nivelit të lartë dhe mbledhjes së ministrave të jashtëm”, tha Presindeti Joko Widodo.


Presidenti Biden u takua me Kryeministrin Hun Sen, udhëheqësi autoritar i Kamboxhias që ka qeverisus që nga viti 1985. Aktivistët i kanë kërkuar zotit Biden që të mbajë përgjegjës kryeministrin kamboxhian për rënien e demokracisë në atë vend.


Ndërsa Kamboxhia ka mbështetjen e fortë të Pekinit, ndikimi amerikan mund të mos ketë shumë efekt. Më herët këtë javë, Kryeministri Li Keqiang i Kinës i premtoi homologut të tij kamboxhian 27 milionë dollarë për zhvillimin e vendit. Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analistin Bunna Vann.


“Sa herë që ka presion nga Perëndimi, veçanërisht nga SHBA, Kina del në mbrojtje të qeverisë kamboxhiane. Në rast të sanksioneve amerikane ndaj Kamboxhias, Kina kundërpërgjigjet me mbështetje ekonomike për atë vend”.


Ekziston shqetësimi se Kamboxhia po lejon fshehurazi anijet luftarake kineze të ankorohen në bazën e saj detare në Gjirin e Tajlandës.


Në fillim të vitit, Pekini siguroi fonde për të rinovuar bazën, duke shtuar drojën tek disa anëtarë të ASEAN-it lidhur me ambiciet kineze për Detin e Kinës Jugore.

XS
SM
MD
LG