Lidhje

Amerikanët vendosin sot për balancën e pushtetit në Kongres 


Balanca e pushtetit në Kongresin amerikan do të përcaktohet të martën, ndërsa votuesit shkojnë drejt qendrave të votimit për të vendosur nëse demokratët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke mbështetur politikat e presidentit Biden, ose duke e zhvendosur pushtetin tek republikanët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, njofton nga një prej shteteve kyçe në Zgjedhjet 2022 - shtetin jugor të Xhorxhias.

Amerikanët vendosin sot për balancën e pushtetit në Kongres
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Nga Pensilvania në Ohajo, nga Nevada në New Hemshër…kandidatët bënë thirrjet e fundit në garat, që do të vendosin për drejtimin që do të mbajnë Shtetet e Bashkuara për dy vitet e ardhshme… dhe në shtetin kyç të Xhorxhias, dita fillon me një lutje… dhe një paralajmërim nga kandidati republikan për në Senat, Herschel Walker…

‘Duhet të votojmë siç duhet, në të kundërtën nuk do ta njohim më këtë vend nesër’

Mbështetësit e zotit Walker janë të irrituar nga presidenti Joe Biden.

“Pas gjithë asaj që kanë bërë demokratët, unë thjesht nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që vendi thjesht të shkojë prapa. Kriza kufitare është jashtë kontrollit dhe nuk duket se Joe Biden do të bëjë gjë për të”, thotë Emmett Shead, votues në Xhorxhia.

Në një sondazh të fundit të Qendrës Kërkimore Pew, më shumë se tre të katërtat e votuesve të anketuar thanë se ekonomia ishte shqetësimi i tyre kryesor në këto zgjedhje.

"Tregu i shtëpive, çmimi i benzinës, ju e dini. Artikujt ushqimore po bëhen gjithnjë e më të shtrenjtë dhe disa artikuj as nuk mund t'i gjejmë më", thotë Amanda Douglas, votuese në Xhorxhia.

Kundërshtari i zotit Walker, senatori demokrat Raphael Warnock, ishte ai që u dha demokratëve kontrollin e senatit në vitin 2021, duke fituar në një garë të ngushtë pas balotazhit.

“Ekonomia është çështja numër një për mua dhe mendoj se Partia Demokrate dhe senatori Warnock, në veçanti, fokusohen vërtet në çështjet e përditshme të amerikanëve. Republikanëve u pëlqejnë të flasin për tregun e aksioneve dhe çdo gjë tjetër”.

Dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë në qershor që i dha fund të drejtës federale për abortin, çështjet sociale kanë motivuar gjithashtu votueset femra dhe të pavarurit të votojnë për demokratët.

“Kjo është shumë shqetësuese për mua. Mendoj se të gjithë duhet të kenë qasje në kujdesin shëndetësor, cilatdo qofshin pikëpamjet tuaja personale, për abortin”, thotë Theresa Allmend, votuese në Xhorxhia.

Gara në Xhorxhia është një ndër më të rëndësishmet për kontrollin e Senatit dhe ndër të paktat gara për në senat, tepër e ngushtë për t’u parashikuar. Partia që do të kontrollojë Senatin pritet të kryesojë me një ndryshim të vogël numrash. Ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve sot votohet për të 435 vendet dhe sipas shumicës së sondazheve, republikanët pritet të marrin kontrollin.

XS
SM
MD
LG