Lidhje

Policia shqiptare arreston një 45-vjeçar shqiptar që akuzohet për përdhunim në Greqi


Policia shqiptare publikoi të martën pamjet e dorëzimit vullnetar tek policia greke të 45-vjeçarit nga Vlora, Spartak Dyrmishi, i cili akuzohet për përdhunimin e një gruaje dhe tentimin e përdhunimit të një vajze tjetër në Greqi.

Autoritete greke dhe shqiptare bashkëpunuan për identifikimin e të dyshuarit që kishte hyrë në territorin shqiptar më 27 tetor përmes Pikës kufitare të Kakavijës dhe me pas arrestimin e tij ne qytetin e Vlores.

Ekstradimi i te dyshuarit drejt Greqisë u bë me procedurë të shpejtuar, për shkak të marrëveshjes ndërshtetërore, thanë burime zyrtare policore.

Ministrit shqiptar i brendshëm Blendi Cuçi dhe ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit Takis Theodorikakos, sipas shtypit qendror grek, komunikuan disa herë për rastin që ngjalli reagime të forta në Greqi.

Sipas policisë greke një javë më parë 45 vjeçari shqiptar dhunoi seksualisht një 34 vjecare që po priste për të udhëtuar në punë në një lagje turistike në Athinë dhe më pas hyri forcërisht në makinën e një 25 vjeçareje që ndaloi në semafor duke e kërcënuar me thikë.

Sipas policise greke gruaja arriti ta parkojë automjetin në një trotuar duke zbritur dhe thirrur për ndihmë, ndërsa autori ka dalë menjëherë dhe ka nisur të vrapojë për t`u fshehur, por është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Polica greke tha se përshkrimit i bërë nga viktimat e sulmit dhe më pas mostra e materialit gjenetik të gjetura në shtëpinë ku jetonte në Atikë, ndihmuan në identifikimin e 45 vjeçarit dhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për arrestimin e shpejtë të tij.

Sipas mediave greke, të cilat i dhanë gjatë këtyre ditëve gjerësisht hapësirë rastit, 45 vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa pak kohë më parë ishte divorcuar nga gruaja dhe dy fëmijët.

XS
SM
MD
LG