Zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni do t’i jap Ukrainës një pako të re armësh dhe ndihma të tjera prej 275 milionë dollarësh që synon të forcojë përpjekjet e Ukrainës për të dëbuar forcat ruse nga zonat kyçe në jug ndërsa vendi po i afrohet stinës së dimrit.
Zyrtarët thanë se ndihma do të njoftohet të premten dhe ajo nuk do të përfshijë shumë lloje të reja armësh krahasuar me pakot e tjera që Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë dërguar në Ukrainë.
Ndihma e re amerikane ka për qëllim kryesisht rifurnizimin me municione të sistemeve të armëve që tashmë ndodhen atje, duke përfshirë sistemet raketore HIMARS, të cilat Ukraina i ka përdorur me sukses në kundër ofensivën e saj në zonat e kontrolluara nga forcat ruse. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk mund të disktonin për hollësitë e pakos së re para se ajo të bëhet publike.