Lidhje

Ish-shefi i Rezervës Federale të SHBA-së, Bernanke një nga tre fituesit e çmimit Nobel për ekonominë 


Ben Bernanke
Ben Bernanke

“Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur sot të japë çmimin në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit për vitin 2022, për Ben Bernanke nga Instituti Brookings, në Uashington, Douglas Diamond nga Universiteti i Çikagos, dhe Philip H. Dybvig nga Universiteti i Uashingtonit në Saint Louis. Ata morën çmimin për kërkime mbi bankat dhe krizat financiare”, e dha njoftimin Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Treshja u nderua për vendosjen e bazave për menaxhimin e krizave globale si pandemia e virusit Covid-19 ose Recesioni i Madh i vitit 2008.

Qeveritë anembanë botës shpëtuan bankat në vitin 2008 dhe 2009, duke nxitur një mori kritikash pasi konsumatorët e zakonshëm vuajtën me shumë duke humbur shtëpitë e tyre edhe kur bankat, përgjgjësit kryesorë të krizës, u shpëtuan.

Por shoqëria në përgjithësi përfitoi, sugjeron hulumtimi i laureatëve.

Zoti Bernanke ishte kreu i Rezervës Federale të SHBA-së në kohën e rënies së kompanisë financiare globale “Lehman”në vitin 2008, e cila u bë një nga katalizatorët kryesorë të trazirave më të mëdha financiare në botë që nga vitet 1930.

Ai argumentoi në atë kohë se nuk kishte asnjë mënyrë ligjore për të shpëtuar “Lehmanin”, kështu që gjëja tjetër më e mirë ishte të lihej banka të dështonte dhe të përdoreshin burimet financiare të qeverisë për të parandaluar dështimet më të gjera sistematike.

Veprimet e Rezervës Federale nën drejtimin e zotit Bernanke zgjeruan autoritetin e bankës qendrore në një territor të parrahur më parë. Ato nuk arritën të parandalonin recesionin më të gjatë dhe më të dhimbshëm që nga vitet 1930.

Por më pas lëvizjet e Bankës Qendrore u vlerësuan me shpëtimin e sistemit bankar dhe shmangien e një depresioni tjetër.

Rezerva Federale dhe zoti Bernanke krijuan një precedent që banka qendrore t'i përgjigjej me shpejtësi dhe forcë goditjeve ekonomike.

Akademia e Nobelit tha se Bernanke tregoi me analiza statistikore se drejtimi i bankave çoi në dështime bankare dhe ky ishte mekanizmi që ktheu një recesion relativisht të zakonshëm në një depresion financiar të nivelit si ai i viteve '30, krizën më dramatike dhe më të rëndë në botë.

Treshja, e cila përfshin gjithashtu Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, fitoi për kërkimin e tyre se si rregullimi i sektorit financiar dhe mbështetja e bankave në dështim mund të shmangë një krizë ekonomike edhe më të thellë, siç ishte Depresioni i Madh i viteve 1930.

Çmimi i ekonomisë nuk është një nga pesë çmimet origjinale të krijuara në testamentin e vitit 1895 të industrialistit dhe shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.

Ajo u themelua nga banka qendrore e Suedisë dhe u dha për herë të parë në vitin 1969, emri i saj i plotë dhe zyrtar është Çmimi “Sveriges Riksbank” në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit.

XS
SM
MD
LG