Lidhje

Raketa balistike e Koresë së Veriut kalon mbi territorin e Japonisë


지난 29일 한국 서울역에 설치된 TV에서 북한 탄도미사일 발사 관련 뉴스가 나오고 있다.
지난 29일 한국 서울역에 설치된 TV에서 북한 탄도미사일 발사 관련 뉴스가 나오고 있다.

Koreja e Veriut lëshoi të martën një raketë balistike mbi Japoninë, thanë fqinjët e saj, duke përshkallëzuar provat me armë që kanë për qëllim të godasin objektivat kyçe në territoret e aleatëve rajonalë të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e kryeministrit japonez tha se të paktën një raketë e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni dhe besohet të ketë rënë në Oqeanin Paqësor.

Ai tha se autoritetet kishin lëshuar një alarm për banorët në rajonet verilindore për t’u evakuuar nga ndërtesat aty pranë. Ky mendohet të jetë alarmi i parë i këtij në Japoni, në pesë vjet.

Lëvizja e trenave u pezullua përkohësisht në rajonet japoneze të Hokkaidos dhe Aomorit. Transporti i trenave rifilloi më vonë, pas një njoftimi të qeverisë japoneze se raketa koreano-veriore kishte rënë në Oqeanin Paqësor.

Shefi i Shtatëmadhorisë koreanojugore tha se ushtria e Koresë së Jugut monitoroi gjithashtu lëshimin e një rakete balistike që u hodh drejt ujërave lindore të Koresë së Veriut. Ai nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me incidentin.

Kjo është prova e pestë me raketa balistike nga Koreja e Veriut në 10 ditët e fundit dhe shihet nga ekspertët si një përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara. Koreja e Veriut i sheh këto stërvitje si një provë për pushtrmin e territorit të saj.

Raketat e lëshuara në katër provat e fundit ishin me rreze të shkurtër veprimi dhe ranë në ujërat midis Gadishullit Korean dhe Japonisë. Këto raketa janë të afta të godasin objektivat në Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG