Lidhje

Balluku e Kim vizitojnë TEC-et lundruese në Vlorë. Prodhimi pritet të nis në fund të vitit


TEC-et lundruese në Vlorë
TEC-et lundruese në Vlorë

Në Shqipëri, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, vizitoi të hënën, së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dy termocentralet (TEC) lundruese që Korporata energjitike KESH, ka marrë me qera nga kompania amerikane Excelerate Energy. Të dyja njësitë, siç bëri të ditur ministrja Balluku, pritet të vihen në punë në fund të këtij viti.

Të ardhura para pak javësh, ato ndodhen aktualisht në zonën e Petroliferës, në pritje të punimeve për thellimin e basenit në Triport të Vlorës ku ato do të duhet të stacionohen e ku do të bëhen dhe lidhjet me Operatorin e transmetimit të energjisë, për të hedhur në rrjet prodhimin.

Termocentralet e Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Të dy njësitë, të cilat punojnë me lëndë djegëse (një lloj nënprodukt i naftës), pritet të gjenerojnë 114 megawat, ose 867 gigawat energji në vit, që siç shpjegoi ministrja Balluku, i korrespondojnë, përfaërsisht 15 përqind të nevojave që ka Shqipëria.

Kontrata e qerasë ka një afat 2-vjeçar, dhe autoritetet kanë rënë dakort në parim, që në fund të kësaj periudhe, të mund t’i blejnë të dy TEC-et lundruese, për t’i përdorur ose si një burim alternative energjie, ose t’i japin me qera, në varësi të situatës. Të dy njësitë, janë të projektuara të punojnë dhe me gaz. Në zonën e Vlorës kompania amerikane Excelerate Energy dhe Exxon Mobile, po shohin mundësinë e një terminali për importin e Gazit Natyror të Lëngshëm (GNL). Në një rast të tillë, dhe dy TEC-et lundruese do të mund të furnizoheshin me gaz.

Sipas përllogaritjeve, kostoja e prodhimit të energjisë (në varësi të çmimit të naftës) pritet të luhatet mes 170 dhe 200 euro për megawat/orë. Një çmim që konsiderohet si tejet e favorshëm në kushtet kur sipas ministres Balluku “nga të gjithë të dhënat që kemi, çmimi për megawatt/orë për vitin 2023 do të jetë mesatarisht 529 euro. Pra, nuk është vetëm aspekti i sigurisë energjitike, por nga ana tjetër do të arrijmë të kursejmë gati 60 përqind nëse do e importonim këtë sasi”

Ardhja e tyre është shoqëruar dhe me polemika të disa grupeve të ambientalistëve. Ata kanë ngritur shqetësimin e ndotjes së ajrit nga djegia e naftës, si dhe të rrezikut mbi faunën dhe florën detare, për shkak të ujit të detit që përdoret për ftohjen e impianteve.

Por sipas zonjës Balluku “të gjithë parametrat, si ato mjedisorë dhe ato të zhurmës, janë brenda limiteve, në përputhshmëri të plotë jo vetëm me kriteret tona, si palë nënshkruese të Konventave ndërkombëtare, por dhe ato të Bankës Botërore, përsa i përket emetimeve nga njësitë prodhuese të energjisë”.

Ministrja Balluku dhe ambasadorja Kim
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:27 0:00

Ministrja falenderoi ambasadoren amerikane për mbështetjen e saj në vendosjen e partneritetit mes autoriteteve shqiptare dhe kompanisë Excelerate Energy. Nga ana e saj ambasadorja Kim tha se “në dy muajt e fundit një nga temat për të cilën çdokush ka folur, ka qenë sfida e energjisë me të cilën po përballet bota. Veçanërisht në Europë, ne mund të shohim atë që po ndodh me Rusinë në Ukrainë. Ne duhet të sigurohemi që aleatë amerikanë në Nato, partnerë apo miq si Shqipëria të mund të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë, që të jenë më të sigurta, më të begata e më të pavarura”, deklaroi ambasadorja amerikane.

XS
SM
MD
LG