Lidhje

Mbërrin në Londër trupi i Mbretëreshës Elizabeth II


Roja e nderit ul flamurin përpara arkivolit të mbretëreshës (Londër, 13 shtator 2022)
Roja e nderit ul flamurin përpara arkivolit të mbretëreshës (Londër, 13 shtator 2022)

LONDËR – Avioni me arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II u ul në Londër, ku turma të shumta ishin mbledhur përgjatë rrugës drejt Pallatit Buckingham.

Avioni ushtarak C-17 Globemaster u ul të martën në bazën e forcave ajrore Northolt, në perëndim të qytetit, rreth një orë pasi u nis nga Edinburgu i Skocisë. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, si dhe një roje nderi ishin pjesë e ceremonisë së pritjes së arkivolit.

Trupi i mbretëreshës është duke përshkuar kështu rrugëtimin e fundit që nisi nga Kështjella Balmoral në Skocinë veriore, ku monarkja vdiq të enjten, në moshën 96 vjeçare, pas 70 vitesh në fron.

Njerëzit përcjellin në rrugët e Londrës kalimin e arkivolit (13 shtator 2022)
Njerëzit përcjellin në rrugët e Londrës kalimin e arkivolit (13 shtator 2022)

Arkivoli kaloi përmes mijëra njerëzve të mbledhur në motin me reshje për të treguar nderimin e tyre. Mbreti Charles III dhe anëtarët e tjerë të familjes e pritën arkivolin në Pallatin Buckingham.

Mbreti Charles III, u kthye në Londër nga Irlanda e Veriut, ku vizita e tij krijoi një moment të rrallë uniteti nga politikanët në një rajon me një identitet të kontestuar britanik dhe irlandez që është thellësisht i ndarë për sa i përket monarkisë.

Ai do ta kalojë natën në shtëpinë e mbretëreshës në Londër. Trupi i saj do të niset të mërkurën me një karrocë mbretërore të tërhequr nga kuaj drejt dhomave të Parlamentit për të qëndruar atje për homazhe katërditore, përpara funeralit të së hënës në Westminster Abbey.

XS
SM
MD
LG