Lidhje

Centrali bërthamor i Zaporizhias shkëputet sërish nga rrjeti elektrik


Zyrtarë lokalë ukrainas që mbështen nga Moska bënë të ditur se centrali më i madh bërthamor i Evropës, ai i Zaporizhias, u shkëput nga rrjeti në orët e para të mëngjes të së shtunës mes bombardimeve të vazhdueshme që shkatërruan një linjë kryesore të energjisë.

Komentet vijnë ndërsa një ekip nga agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore po inspekton termocentralin, i cili së fundi është ngërthyer nga luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse. Misioni i OKB-së ka për qëllim të ndihmojë në garantimin e sigurisë së impiantit.

Prej javës së kaluar impianti është shkëputur vazhdimisht nga rrjeti elektrik i Ukrainës. Agjencia ukrainase për Energjinë Bërthamore 'Energatom' ka bërë të ditur se shkak kanë qenë bombardimet me mortaja e artileri pranë zonës.

Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer në mënyrë të vazhdueshme akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për vënien në rrezik të centralit bërthamor.

XS
SM
MD
LG