Lidhje

Berlin, panairi i pajisjeve elektronike për konsumatorët


Germany IFA Tech Fair
Germany IFA Tech Fair

Panairi i pajisjeve elektronike për konsumatorët rikthehet në kryeqytetin gjerman pas një ndërprerje të detyruar nga pandemia. Këtë radhë, Berlini pret më pak kompani se para vitit 2020, dhe më pak pajisje të ekspozuara për shkak të mungesës globale të mikroprocesorëve dhe problemeve të tjera ekonomike.

Berlin, panairi i pajisjeve elektronike për konsumatorët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Nga robotët kuzhinierë, tek ekranet gjigande, panairi ndërkombëtar i Berlinit për dekada me radhë ka qënë vendi ku është prezantuar teknologjia më e fundit për konsumatorët. Panairi i ka fillimet në vitin 1924, madje Albert Ajnshtajni mori pjesë në të në vitin 1930.

Në ditët e sotme, ky është një nga panairet më të mëdha të teknologjisë në Evropë dhe panairi më i madh elektronik në botë që është i hapur për publikun e gjerë.

“Ky është panairi më i madhe tregtar në botë, i vetmi ku mund të marrë pjesë publiku i gjerë. Panairet e tjera janë vetëm tregtare. Por në panairin e Berlinit publiku mund t’i prekë artikujt dhe të shohë nga afër pajisjet që pritet të dalin në treg”, thotë Nicole Scott, eksperte e teknologjisë.

Sikurse shumë veprimtari të tjera edhe panairi u ndikua nga pandemia. Në vitin 2020, vetëm 80 kompani ekspozuan prodhimet e tyre mes masash të rrepta higjenike. Situata globale çoi në anulimin e panairit në vitin 2021.

Ekspertja e teknologjisë, Nicole Scott, thotë se panairi i Berlinit po përpiqet të tërheqë kompanitë teknologjike ndërsa një numër i madh i tyre po zgjedhin ta anashkalojnë këtë veprimtari.

“Ka salla të tëra bosh dhe veprimtaria është zvogëluar, sepse shumë kompani nuk e vlerësojnë pjesmarrjen në një panair konsumtatorësh si ky”.

Ekspertja Scott thotë se shumë kompani zgjedhin t’i ekspozojnë prodhimet e tyre në rrugë dixhitale.

Por gjigandi jugkorean, Samsung, një nga kompanitë më të mëdha elektronike në botë, do të marrë pjesë në panairin e Berlinit. Samsung konkuron me kompanitë Google dhe Amazon në betejën se kush do të dominojë me pajisjet inteligjente shtëpiake.

Prirja drejt ekraneve që palosen duket se po vazhdon, ndërsa kompania tajvaneze Asus ka njoftuar për një kompjuter portativ që synon ta ekspozojë në panairin e Berlinit.

Pavarësisht pajisjeve të ndryshme elektronike si macet robotike, apo komandat qendrore për kontrollin e pajisjeve shtëpiake, kompanitë po përballen me sfidën globale të mungesës së mikroprocesorëve.

Gjithashtu, agresioni rus në Ukrainë ka përkeqësuar inflacionin në shkallë botërore, duke ndikuar tek kostoja e energjisë dhe ushqimit. Panairi i Berlinit hap dyert nga 2 shtatori deri me 6 shtator.

XS
SM
MD
LG