Lidhje

Studentja pa dokumenta nuk kualifikohet për të përfituar nga falja e kredive për arsimim


Presidenti Joe Biden ka miratuar tashmë planin që mund të ofrojë ndihmë financiare deri në 20 mijë dollarë për falje ose lehtësim të kredive të marra për studimet universitare. Por, një studente pa dokumenta në Masaçusets nuk mundet të përfitojë nga kjo ndihmë financiare, megjithëse ka mbledhur tashmë borxhe të shumta për t’u arsimuar. Le të ndjekim historinë e saj.

Një studente nga Masaçusets reagon me emocione të përziera pasi nuk u kualifikua për të përfituar nga ndihma financiare e mundësuar nga plani i Presidentit Biden. Plani mund të ofrojë deri në 20 mijë dollarë falje, apo lehtësim të kredive studentore për personat me barrën më të madhe financiare.

Studentja pa dokumenta nuk kualifikohet për të përfituar nga falja e kredive
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Catari Giglio qëndron në dhomën e ndenjes të familjes së saj dhe shpreh dëshpërimin për faktin që nuk kualifikohet për lehtësimin nga borxhet studentore.

“Kur dëgjova lajmin për faljen e borxheve studentore që po miratonte Presidenti Biden, pata reagime të ndryshme. U ndjeva e gëzuar për studentët në mbarë Shtetet e Bashkuara, por edhe e dëshpëruar pasi kjo nuk mjafton”, thotë zonja Giglio.

Në krahasim me shumicën e amerikanëve, pagesat për universitetin dhe përpjekjet për t’iu bashkuar klasës së mesme rezultojnë shumë më të vështira për të. Prindërit e saj janë nga Kili dhe mbërritën në Shtetet e Bashkuara kur ajo ishte 13 vjeç. Zonja Giglio është emigrante pa dokumenta dhe nuk kualifikohet për të marrë kredi federale. Për rrjedhojë, ajo mori kredi në banka private, gjë që e skualifikon për të përfituar nga programi i Presidentit Biden për faljen e borxheve për arsimin.

“Paguaj një këst mujor për secilin nga tre borxhet, rreth 25 dollarë në muaj për vitin e parë dhe të dytë të universitetit dhe rreth 325 dollarë në muaj për vitin e tretë të studimeve, me një interes rreth 12% për secilin nga këto borxhe”, thotë zonja Giglio.

Këtyre pagesave mujore për vetëm vitet e para të studimeve, do t’u shtohen edhe këstet për 150 mijë dollarë kredi të tjera në banka private që ajo pritet të marrë për të përmbushur studimet e saj në Universitetin Suffolk, në degën e grafikës dixhitale. Ajo ka aplikuar për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara dhe ndërsa pret për realizimin e kësaj ëndrre, ajo ngre pikëpyetjet e saj për sistemin arsimor amerikan që i krijoi një mal me borxhe.

“Sinqerisht mendoj se ka patur gjithnjë një padrejtësi të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për emigrantët. Të gjithë llojet e emigrantëve. Megjithëse disa e patën më të vështirë se të tjerët, njerëzit nuk mendoj se e kuptojnë që kudo është ndërtuar bazuar tek emigracioni. Jo vetëm ky vend, por secili vend ka emigrim dhe nuk është diçka e gabuar. Mendoj se njerëzit e demonizojnë shumë dhe prandaj ne nuk ndihmohemi”, thotë zonja Giglio.

Presidenti Biden përballet me presionin e liberalëve që kërkojnë lehtësim më të madh financiar për personat me detyrimet më të mëdha financiare, ndërkohë që më të moderuarit dhe republikanët ngrenë pikëpyetje për drejtësinë e një skeme faljeje në masë.

Borxhi federal i studentëve në Shtetet e Bashkuara është rritur ndër vite dhe aktivistët e konsiderojnë një krizë kombëtare. Pothuajse një në tre studentë amerikanë marrin kredi për të paguar universitetin. Borxhi mesatar i një studenti amerikan arriti në vitin 2021 rekordin prej mbi 37 mijë dollarësh.

XS
SM
MD
LG