Lidhje

Shkarkohet shefi i policisë i distriktit shkollor të Uvaldes


Shefi i policisë i distriktit shkollor të qytetit Uvalde të Teksasit, u shkarkua pas akuzave se kishte bërë gabime kritike gjatë sulmit që la të vdekur 19 nxënës dhe dy mësues në maj.
Bordi i Arsimit të distriktit votoi unanimisht për shkarkimin e Pete Arredondos, një vendim që u prit me duartrokitje nga familjarët e viktimave që ishin të pranishëm.
Ai ishte përballur me kritika të ashpra pas vrasjes masive të 24 majit tnë shkollën fillore Robb të Uvaldes.
Oficerët e armatosur pritën në korridorin e shkollës për më shumë se një orë pa ndërhyrë, ndërsa personi i armatosur vazhdonte të godisje me armë.
Arredondo është përpjekur të mbrojë veprimet e tij, duke i thënë një komisioni të Legjislaturës së Teksasit se nuk e konsideronte veten personin përgjegjës për të marrë vendime gjatë incidentit në vendngjarje.
XS
SM
MD
LG