Lidhje

Transporti detar i rikthehet energjisë së prodhuar nga era 


Transporti detar i rikthehet energjisë së prodhuar nga era
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:52 0:00

Transporti detar i rikthehet energjisë së prodhuar nga era

Bota varet nga anijet e mallrave për shpërndarjen e shumë prej produkteve të përdorimit të përditshëm.

Por sipas Organizatës Ndërkombëtare Detare, anijet djegin karburant në masë e lëshojnë rreth një miliard ton metrikë dioksid karboni në atmosferë çdo vit.

Me përforcimin e rregulloreve ndërkombëtare që synojnë të reduktojnë dioksidin e karbonit, disa kompani detare të transportit të mallrave po u rikthehen një burimi falas që prodhon energji, i cili dikur vinin në punë të gjitha mjetet lundruese: erës.

"Pothuajse çdo mjet lundrues mund të marrë një lloj shtytjeje nga era", thotë Gavin Allwright, i “International Windship Association”

Gavin Allwright drejton një kompani, anëtarët e të cilës po ri-studiojnë mënyrat për ta përshtatur energjinë e përftuar nga era me shekullin e 21-të.

Anijet janë nga më të ndryshmet, nga ato me vela të përkulshme, tek ato me vela më të ngurta, si dhe anijet me kolona rrotulluese, të quajtura helikat rrotulluese “Flettner”.

Disa anije të reja po prodhohen që të përdorin tërësisht energjinë e prodhuar nga era, por kjo teknologji mund t'i instalohet edhe anijeve ekzistuese për të reduktuar një përqindje të karburantit që përdorin.

“Ata djegin qindra ton karburant në ditë. Nëse arrijmë të kursejmë 5 deri në 10 për qind (karburant) në një anije të madhe konteinerësh, kjo është një sasi shumë e madhe”, thotë Gavin Allwright, International Windship Association.

Velat “WISAMO”, të cilat mbushen me ajër, janë një produkt i kompanisë së gomave Michelin.

“Është shumë e thjeshtë. Është si të kesh dy butona: një për ta ndezur dhe fikur, e një për të orientuar direkun, në drejtimin e erës. Pra, në thelb, nuk ka asnjë ndikim tek ekuipazhi”, thotë Benoît Baisle Dailliez, përfaqësues i kompanisë Michelin.

Sistemi autonom përdor sensorë për të vlerësuar kushtet e erës dhe për të rregulluar velat.

"Kur arrini nën një urë, ose për të gjitha operacionet në port është shumë e lehtë për ta ulur velën", thotë Benoît Baisle Dailliez.

Velat WISAMO janë vënë fillimisht në provë në një jaht, por kompania planifikon t'i instalojë këtë vit në një anije mallrash.

XS
SM
MD
LG