Lidhje

Shkrimtari Salman Rushdie ende në spital pas sulmit me thikë


FILE PHOTO: The writer Salman Rushdie interviewed during Heartland Festival in Kvaerndrup
FILE PHOTO: The writer Salman Rushdie interviewed during Heartland Festival in Kvaerndrup

Shkrimtari Salman Rushdie, i cili u sulmua me thikë të premten në skenë, para se të fliste në institutin “Chautauqua” në Nju Jork, ndodhet në spital duke u trajtuar për plagët e marra.

Sipas agjentit të tij, 75-vjeçari po mbahet me oksigjen nga mjekët. Andrew Wylie tha se shkrimtari ka dëmtime në mëlçi, nerva të prera në krah dhe mund të humbasë njërin sy.

Policia tha se sulmuesi është 24 vjeçari Hadi Matar nga Fairview, Nju Xhersi. Ai u arrestua në vendngjarje dhe është në pritje të gjykimit. Matar lindi një dekadë pasi u botua libri “Vargjet Satanike”, libër që i shkaktoi shumë probleme shkrmitarit.

Dr. Martin Haskell, një mjek që ishte në mesin e atyre që nxituan për të ndihmuar 75-vjeçarin, i përshkroi plagët e shkrimtarit si “të rënda, por të shërueshme”.

Rabini Charles Savenor ishte në mesin e afërsisht 2,500 njerëzve që do të dëgjonin fjalimin e zotit Rushdie.

“Sulmuesi vrapoi në platformë dhe filloi të godiste zotin Rushdie. Në fillim pyeta: “Çfarë po ndodh?” Dhe më pas u bë shumë e qartë në pak sekonda se ai po sulmohej”, tregon dëshmitari. Ai tha se sulmi zgjati rreth 20 sekonda.

Një tjetër dëshmitare, Kathleen James, tha se sulmuesi ishte i veshur me të zeza dhe mbante një maskë të zezë.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje myslimane indiane, u përball me kërcënime me vdekje kur botoi romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa myslimanë thanë se përmbante pjesë blasfemuese.

Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Një vit më vonë, në vitin 1989 ish udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një dekret fetar, ku bëhej thirrje për vdekjen e zotit Rushdie.

Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenjat kundër tij kanë mbetur. Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e rriti shpërblimin për vrasjen e shkrimtarit Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

Në atë kohë zoti Rushdie e hodhi poshtë atë kërcënim, duke thënë se nuk kishte “asnjë prove” se njerëzit ishin të interesuar për shpërblimin.

Rushdie u bë i njohur me romanin e tij të vitit 1981, fitues i çmimit Booker, “Midnight's Children”, por libri “Vargjet Satanike” i dha atij njohje në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG