Lidhje

Vritet personi i armatosur që tentoi të futej dhunshëm në zyrat e FBI-së


Ndërtesa e Byrosë Federale të Hetimeve në Sinsinati të Ohajos
Ndërtesa e Byrosë Federale të Hetimeve në Sinsinati të Ohajos

Në qytetin Sinsinati të Ohajos, një person i armatosur u përpoq të futej me forcë brenda ndërtesës së FBI-së. Pasi u përball me forcat e rendit, i dyshuari u largua nga ndërtesa e FBI-së, por u kap më vonë në një autostradë ku edhe u qëllua për vdekje. Incidenti vjen mes kërcënimeve në rritje kundër agjentëve të Byrosë Federale të Hetimeve, disa ditë pas kontrollit të forcave ligjzbatuese në pronën e ish presidentit Donald Trump në Florida.

Vritet personi i armatosur që tentoi të futej dhunshëm në zyrat e FBI-së
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Një person i armatosur dhe i pajisur me veshje anti-plumb, u përpoq të futej dhunshëm në ndërtesën e Byrosë Federale të Hetimeve në Sinsinati, të enjten.

Ai u vra nga policia pasi u largua nga vendi i ngjarjes. Incidenti shkaktoi një bllokadë disa orëshe në një pjesë rurale të Ohajos, njoftoi Patrulla e Autostradave Shtetërore.

Ko erdhi mes paralajmërimeve të autoriteteve për kërcënimet në rritje kundër agjentëve federalë, pak ditë pas kontrollit të FBI-së në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago të Floridas.

I dyshuari besohet të ketë qenë në Uashington disa ditë para tubimit të 6 janarit dhe mund të ketë qenë i pranishëm në Kapitol ditën e sulmit, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit i informuar rreth kësaj çështjeje.

Zyrtari nuk dha hollësi të hetimeve dhe foli në kushte anonimiteti.

I dyshuari u identifikua si Ricky Shiffer, 41 vjeçar. Ndaj tij nuk ka ndonjë akuzë lidhur me sulmin e 6 janarit, tha zyrtari.

Hetuesit federalë po shqyrtojnë nëse i dyshuari Shiffer mund të ketë lidhje me grupet e ekstremit të djathtë, duke përfshirë grupin “Proud Boys”.

Shiffer “u përpoq të hynte me forcë” në zonën e kontrollit të vizitorëve në zyrën e FBI-së në mëngjes dhe u largua kur agjentët u përballën me të, sipas njoftimit të autoriteteve federale për incidentin.

Pasi u arratis, ai u identifikua në një autostradë nga një oficer policie i cili filloi ta qëllonte ndërsa e ndiqte atë, tha Togeri Nathan Dennis, zëdhënës i Patrullës së Autostradave në Ohajo, në një konferencë për shtyp.

Shiffer u largua nga autostrada ndërshtetërore në veri të Sinsinatit dhe braktisi makinën e tij në një rrugë rurale, ku shkëmbeu zjarr me forcat ligjzbatuese dhe u plagos. Askush tjetër nuk u lëndua, tha zoti Dennis.

Para se ta qëllonte për vdekje, policia u përpoq ta kapte atë.

“Me kalimin e kohës, negociatat përfundimisht dështuan. Oficerët u përpoqën të lëviznin duke përdorur taktika më pak vdekjeprurëse që ta arrestojnë të dyshuarin. Por pasi ai drejtoi armën kundër oficerëve, ata qëlluan në drejtim të dyshuarit”, tha ai.

Autoritetet bllokuan rrugët që çojnë në vendngjarje ndërsa helikopterët fluturonin mbi zonën e incidentit. Zyrtarët u kërkuan banorëve në një perimetër prej 1.6 kilometrash të mbyllnin bizneset dhe dyert e shtëpive dhe të qëndronin brenda. Tani autostrada është rihapur.

Shqetësimet për kërcënimet në rritje ndaj agjentëve të FBI-së u shtuan pasi përdoruesit e rrjetit social Gab, që njihet për përmbajtje të supremacizmit të bardhë dhe antisemitizmit, paralajmëruan se po përgatiten për një revolucion të armatosur.

XS
SM
MD
LG