Lidhje

Letonia e përcakton Rusinë si "shtet që sponsorizon terrorizmin"


Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si "shtet që sponsorizon terrorizmin" lidhur me luftën në Ukrainë dhe u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të vendosin sanksione më gjithëpërfshirëse ndaj Moskës, në mënyrë që t'i jepet fund konfliktit.

"Letonia i konsideron veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid kundër popullit ukrainas," thuhet në një rezolutë të parlamentit leton.ez

Vendet perëndimore duhet të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake, financiare, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën dhe të mbështesin nismat që dënojnë veprimet e Rusisë, vazhdon rezoluta.

Miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra janë vrarë që nga sulmi i Rusisë në shkurt.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se ishte mirënjohës për rezolutën e parlamentit letonez.

"Ukraina u bën thirrje shteteve dhe organizatave të tjera që të ndjekin shembullin e Letonisë," shkruan zoti Kuleba në Twitter.

Rusia e dënoi rezolutën e parlamentit letonez, duke e cilësuar një veprim ksenofobik, sipas një postimi të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në rrjetin Telegram.

XS
SM
MD
LG